Në vijim të takimeve elektorale me mbështetësit e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, kreu i PD Lulzim Basha është ndalur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit. Teksa ecte në rrugët e qytet ai është takuar me qytetarë, kreu i opozitës përcolli mesazhin se më 25 qershor, “kemi në dorë të heqim dorë nga lojërat antistres”.
E duke bërë batutë me pronarin e një dyqani, Basha i tha atij të ruajë një instrument loje për t’ia dhënë kryeministrit Rama pas 26 qershorit, si anti-stres.
Gjatë takimeve me qytetarë të Pogradecit, Lulzim Basha u ka shpjeguar se ai nuk ka premtime, por “një plan konkret që funksionon si i tërë me gjithë komponentët që do sjellë para në qarkullim, do rrisë konsumin, do rrisë prodhimin, do hapë vende pune, do ndezë fuqishëm ekonominë e vendit”.

Zoti lulezim ti idhe provat me Tiranen kur ishe K/Bashkie dhe e bere hekur edhe beton ,kurse Rama nga puna e mire qe beri me Tiranen,populli I dha votbesimin per 4-vjet qe te punonte si k/minister per te rregulluar rrenojat qe la babai jaj Sali Berisha,por duhen dhe 4-vjet qe te shkaterrohet “Foleja-e-Grenxave”,te prokuroreve dhe gjykatesve.