Batutat e Dades me Ramën: Gratë marrin vendime të drejta, kur s’dëgjojnë burrat

Bledar Lumani

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim me femrat kandidate për kryetare bashkie dhe këshilltare.

Takimi është zhvilluar mes batutash të shumta.

Deputetja Arta Dade, ajo që tha se gratë ndonjëherë marrin vendime më të drejta, kur s’dëgjojnë burrat.

“Ka gjithmonë një vend në ferr për ato gra që nuk mbështesin gratë.

Personalisht do shtoja se për ata burra që sulmojnë gratë, ky vend është tepër i sigurt.

Burrat që nuk kanë gra, e kanë të vështirë të marrin vendime.

Besoj se gratë ndonjëherë i marrin më mirë vendimet, kur nuk dëgjojnë atë që thonë burrat,” tha Dade.

Rama filloi të qeshë pas këtyre konstatimeve, ndërkohë që iu përgjigj deputetes së tij pak më vonë, duke thënë se shumë gra nuk kanë pasur kurajon e Dades.

Share This Article
8 Comments
  • ndryshime reale po behen duke pare qe dhe grate te perfaqesohen ne vendimarrje.duke pare dhe ne kultura te lashta skandivat me kane pare te barabarte burrin dhe gruan qe ne shekullin e 11.barzia gjinore eshte emancipim eshte mbeshtetje .

    • mua me duket shume e drejte konstatimi i dades.por gjithmone duke pare qe dade eshte nje grate me te vjtra ne politiken shqiptare dhe e ka perfaqesuar me se miri gjinine e saj dhe ka dhene mbeshtetje 100% per grate.

      • Nese ka nje njeri qe i ka promovuar me teper grate ai eshte kryeministri i sotem i cili i ka thyer rekordet e venies se garve ne pozicionet drejtuese ndaj dhe mendoj se per kete meriton gjithe mirenjohjen tone dhe vlersimin per besimin qe i jep femrave.

  • qeveri dhe mzhorance qe ka dhen me sh kontribut per femrat nuk ka! cdo ligj,cdo mbeshtetje eshte dhen nga rama. edhe kur ishte kryetar bashkie kishte gjithe drejtoreshat femra. sot lulushi i ka zevedsuar me florencat gangsterra

  • Pune e buke per te tere ,po shqiptaret nuk duan te punojne thote piktori tani qeshni me shakate e kripura te Duces.

  • Ehhh te shkretat ju grate qe ju ka vendosur Rama Thjesht si kukulla dhe beni cfare ju thote ai . Skeni liri veprimi dhe as vendimarje . Po nuk tha ai Gjatavili Rama nuk behet gje ne Qeveri . Kot qe e ka gjithe kabinetin se prap asnje nuk pyet dhe as vendos njeri per gje vetem ai si Diktator . E kemi thene qe eshte i cmendur por jo dhe akq qe tju mari edhe juve ne cmendinen e tij . Jeni ju ne pushtet bashke me te dhe ja cpo i beni shqiperise , masaker ne cdo sektor .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *