Batutat e Ramës me Nasufin: Nuk merren fonde duke dhuruar hekurishte

Bledar Lumani

Gjatë vizitës së tij në Berat, kryeministri Edi Rama nuk ka mundur dot të mos bënte pak humor me kryebashkiakun Fadil Nasufi.

Shkak për batutat është bërë një medalje bronzi që Nasufi ia ka dhuruar Ramës.

Kryeministri tha se  Nasufi është mësuar me Berishën, që i dilte dhe e priste me shpresën se do merrte ndonjë investim.

Kur vinte Saliu për fushatë Fadili ishte gjithmonë ai që i dilte dhe e priste.

Vinte dhe shiritin dhe nuk e linte Saliun të kthehej pa i dhënë ndonjë nga këto, se gjithmonë shpresonte që duke i dhënë këto do t’i vinin dhe investimet nga mbrapa.

Po siç e dini, e vetmja gjë që i mbeti nga takimi me Saliun është ky shalli në qafë, ndërkohë që pak, po e sigurtë, është që duke na dhënë ne nga këto hekurishtet e zbukuruara, i hap vetes rrugë për të thënë tani që kemi nevojë dhe për ca investime të tjera”, tha Rama.

Unë kisha kohë pa përmendur Saliun po e di që ju e doni shumë dhe ai ju do shumë prandaj e përmenda këtu.

Kam shumë dëshirë që këtë kujtim, tani e kam seriozisht, t’ja kaloj zëvendës kryeministrit, i cili në fakt është drejtuesi dhe koordinatori i gjithë programit të rilindjes të qyteteve.

Dhe jo vetëm për këtë, po edhe për faktin se të dy Fadili dhe Niko vijnë nga eksperienca e kryetarit të bashkive, ndërkohë që këta mendojnë se unë e kam harruar atë eksperiencë dhe kështu që mbrapa shpinës time bëjnë ato diskutimet për t’i shtuar fondet Beratit.

Po unë bëj sikur s’kuptoj, po jam shumë dakort në fakt”, vijoi më tej kryeministri.

 

Share This Article
13 Comments
  • Edi Rama eshte kapacitet imadh intelektual dhe puneberes i shkelqyer per te ndertuar qytete dhe zbukuruar ata,prandaj duhet mbeshtetur me te gjirtha idete dhe opsionet e mundeshme qe kalojne ne mendjen e tij, pse jo dhe tonat.kush ka ide duhet medeomos tja paraqese sa me shpejt te jete e mundur se koha ecen dhe punet duhet te vazhdojne me ritme te larta qe njerezit ta ndjejne programin e rilindjes Te EDI RAMES.

  • Klloun ishe o Rame dhe klloun do te mbetesh gjithe kohen. Dhe tani qe je Kryeminister te duket vetja sikur je Kryetar Koperative dhe brockollitesh gjithe diten me shakat e tua bajate. Saliu duhet denuar si nje njeri i dobet qe nuk te futi ti ne burge por te la qe livadhise per 10 vjete si Kryetar Bashkie ku vodhe gjithe ndertuesit duke ju mare 15% e shumes se ndertimit kur ju jepje lejen e ndertimit. Ti tani na hiqesh sikur je shqiptari me i varfer, kurse miljonat e tua i administron vellai yte ne Amerike. Ja vetem kete fakt te investigoi Prokuroria e Shqiperise dhe do te dalesh rruar e qethur. Ske fai ti, fain e ka kopeja e deleve qe te blegerin nga mbrapa.

  • Kryeministri yne eshte nje intelektual me shume vizion . Urojme te beje dicka te mire , per te miren e te gjitheve !!

    • Kryeministri eshte me shume Tele-vizion, ngjyra, batuta, i mungon vetem puna konkrete por ky eshte nje detaj i paperfillshem ne banketin e madh te rilindjes ku te ftuarit hane, zhdepen e bejne qejf, ndersa ata qe i votuan enden akoma pa pune. Qytetaret sapo moren edhe sihariqin e madh te rritjes se cmimit te energjise elektrike kane vendosur te gjithe te mblidhen shesheve per te festuar kete arritje te re te qeverise Rama. Te na rroje partia me shokun Edi!

  • E mira e Edit eshte se gjerat i thote ”tulle” kudo dhe ne cdo vend , si brenda ashtu edhe jasht
    dhe pasi i ben njerezit te mendojne gjithemone ne fund te dites i japin te drejte !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *