Batutat e Ramës me Veliajn: Po votuat Saliun, harrojini punët e Lali Erit

DITA Online
Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Gjatë takimit elektoral në zonën e Kasharit nuk munguan batutat e Kryeministrit Edi Rama.

Duke kërkuar një mandat të dytë qeverisës, Rama theksoi se nëse vota shkon për PD, edhe punët e Tiranës dhe të Veliajt do të mbeten përgjysmë. “Lali Eri thotë: Do bëjmë 30 shkolla, e dëgjuat? Votoni Saliun ju si shikoni shkollat, votoni Saliun ju edhe pastaj harroni Lali Erin duke bërë punë, e keni vetëm për dasma edhe për ngushëllime. Edhe ato i bo ky, i qan se i do njerëzit, por do vijë për ngushëllime, edhe s’do merret vesh do ngushëllojë Lali Eri ju për atë të shkretin që iku, apo do ngushëlloni ju Lali Erin që është bërë gjysmë njeriu. Jepjani votën Saliut… votoni Saliun…..”, tha Rama, çka shkaktoi mjaft të qeshura mes të pranishmëve.

Rama theksoi se në 25 qershor në këtë zonë, më shumë se sa votë për Edi Ramën apo për Lulin, është votë për të zgjedhur çfarë është bërë në këto dy vjet falë bashkëpunimit të qeverisë me Bashkinë e Tiranës.

“Më shumë se sa votë për Edi Ramën apo për Lulin është votë për të zgjedhur çfarë është bërë në këto dy vjet falë bashkëpunimit tim dhe të qeverisë me Lali Erin edhe me Bashkinë do prishet e do kthehemi prapë aty ku ishim, apo do të jetë baza për të bërë akoma më tepër. Nëqoftëse demokratët që lindin fëmijë njësoj si socialistët duan që kur bebja lind të marrin mirëseardhjen me çekun e Bashkisë, të votojnë Partinë Socialiste, nëqoftëse nuk e duan çekun e Bashkisë dhe nuk duan që Bashkia t’ju thotë “t’ju rrojë, edhe 100, e t’ju trashëgohet fëmija”, por duan që të kthehen nga materniteti pasi Bashkia ka thënë “plaç”, e kanë shumë të thjeshtë, në 25 qershor të votojë Partinë Demokratike dhe e kanë “plaç” të sigurtë”, tha Rama.

 

Share This Article
5 Comments
  • o Edo, mos dil shume ne TV se gjella me kripe dhe kripa me karar – thote populli. Ti di te gjitha sekretet e universit, por s’di me shume nga populli. Nuk jane te tere arixhinj per ti vene nofken Lali Eri, le qe ti ngado shkon te duken te tere arixhinj.

    • Mashtrimi i radhes. Edi Rama nukresht se mashtruari dhe tunduari gjithkend qe ka perrreth. Thote populli kur te genjejne per here te pare eshte faji dhe turpi per ate qe te ka genjyer kur te genjejne po ata persona per here te dyte atehere eshte FAJI Yt 100%.
      Edi Rama ka treguar nder vite qe eshte nje njeri mashtrues dhe pa moral. Ishte edi rama qe mashtroi dibranet pêr rrugen e kombit ishte edi rama qe tha qe do te punesonte 300 000 persona per kater vjet. Po ne realitet as rrugen e arberit as nuk e filloi e jo ta mbaroje, detyroi te marrin emigracionin me mijera shqietare. Me mijera socialiste qe i besuan voten jane ende sot te papune. Nga taksapaguesit shqipetare po paguhet nje adminitrate e dyfishte nga njera ane jane ata qe gjoja ka punesuar edi rama nga an tjeter jane ata qe rrine ne shtepi por m,arrinn rrogen si te punesuar keta jane ish administratea e berishes. Edi rama kerkon te mmashtroi perseri partite e vogla dhe shqipetaret ne nje kohe qe shiti me kapricon e tij votat dhe besimin e dhene prej tyre me 13 qershor duke i dhene pushtetin ne tavoline kriminelit lulezim mbasdha e sali berisha.
      Perfundimisht eshte gabimi me i madh per cdio shqipetar qe do ti besoje me edi rames dhe gabimi me i madh qe atij ti jepet vota.

  • Per ato rruget pa rruge te “Astirit” Kashar u tha se do te nderhyet shume shpejt por kaluan shtate muaj dhe pervec capemeve tekdiga e rezervuarit dhe nje kendi lojnash atje ku kendon Dule Malindi”mbece more shoke mbece” asnje lopate gjekundi…..
    Unaza e re eshte skandal e piste dhe e kalueshme pa kriter nga femije e pleq.Rruget e bllokuara mespermes ku nuk mund te levizet as me kembe e as me biciklete.Te shohesh femijet e shkolles drejt shkollave ne mengjes ne rruget pa trotuare te ngjethet mishi si u hyjne makinave .Z Velia parate e Kasharit me bollek jepja me ndertime te infrastruktures e kujdesje per jetet e tyre.Ura mbi Lane me zazane qe mbajne era qelbesire me deformome llahtar tregojne per nje hajduteri te atyre qe marrin leket dhe nuk ndryshojne realitetin.Vini plici bashkiake te pastertise dhe rregullit jo vetem per te vjele leke shoferash ne rruge krahas atyre te trafikut tamam si hajdute se rrine te shkujdesur per nje sy te stervitur me rregullsi ushtarake te uniformes.Shtet qesharak, qytet lagje, mizerabel, dhe ngrefen njerzit “jemi TIRONSA” hahahahahahahaaa!

  • thuaji mos fol shume dhe te mesoje me mire terrenin.
    dhjeta me yll politika nderkombetare por ngeles ne terrenin e politikes vendase

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *