Nuk kanë munguar replikat ‘dashamirëse’ në seancën maratonë të mbajtur dje në Parlament që përfundoi në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Ja disa prej batutave:
Spaho: Ke replikë?
Rama: Jo sonte nuk kam replikë..
Spaho: Bëj po deshe se kam dhe unë replikë
Rama: Sot më ke paralizuar fare. S’kam asnjë koment
Vokshi: Z. Kryeministër mund ta vijoj fjalën?
Rama: Më fal zemra..
Spaho: Mos ik. Rri dëgjo mos i harxho lekët për publikime. Se je bërë si ai babai pijanec që e lë gjithë rrogën për alkool.
Rama: Të bëra një kompliment. Nuk ka replikë për komplimentin
Spaho: Kujdes se bën xheloz Bracen
Rama: Profesor…. Mirupafshim!
