Përveç debateve të ashpra, dy protagonistët kryesor në Parlament, kryeministri Rama dhe paraardhësi i tij Berisha shkëmbyen edhe jo pak batuta. Debatet u përqendruan kryesisht për krijimin e Byrosë së Hetimit.
Debatet:
Rama: Nuk është faji jonë që e ke bërë partinë si kopësht pa drekë, ke lënë një aty që duhet ta çosh të ndërkombëtarët si në takim pa prindër. Kështu që bashkë të dy keni bërë një çorap të madhe, ça keni thënë javën e kaluar e keni ngrënë këtë javë.
Berisha: Të përgëzoj që fole më me zemër dhe e kuptoj që e ke nga prania e ministrit Manjani këtu në sallë. Sot të përgëzoj!
Berisha: Gënjeshtër ka këtu për ata që të vërtetën e quajnë gënjeshtër dhe gënjeshtrën të vërtetë, se ti qëndron në krye të kësaj liste.
Rama: Dhe ju të tjerët që në kopshtin pa drekë nuk ju japin as drekë, ka mundësi mos të merrni përsipër të flisni. Jozefinë mos më trego etikën, sepse kjo është e vërteta.
E keni bërë PD-në dhe ti e di më mirë se të tjerët, se në dorë të kujt ka ngel PD. Të paktën mos bëj hipokrizi këtu.
Dihet botërisht se çfarë mendimi ke ti për administratorin e kopshtit. Ti e di ç’po heq dhe ti e di si po mbahesh. Mos më ngacmo që të vazhdoj.
Berisha: Sot je marrë gjatë me kryetarin e PD-së. E ke të shkurtër shumë, shumë jetën në politikë. Se me dy fantazma në shpirt një të Sali Berishës dhe një të Lul Bashës t’i do thyesh qafën shumë shpejt.
Rama: Ti kishte ambiciet e tua si komunist i ri që doje të rriteshe në hierarkinë e punës, ti jepje atyre gjithçka, tu rrije me veshin te zemra dhe të shifshe a u rrifte mirë a keq. Dhe këtë mos e thuaj që s’kam pranuar të bëhem mjeku personal se e di sa keq dukesh.
Berisha: Sëmundjet janë sëmundje dhe Sali Berisha është mjek ndër të tjera. Zotëria është një gënjeshtar kongenital dhe qenia e tillë e bën atë që çdo të vërtetë ta konsiderojë gënjeshtër. Por është i pa kurueshëm.
Debati për komunizmin:
Berisha: E kam refuzuar në mënyrë kategorike të jem mjek personal i Enver Hoxhës. Në atë kohë nuk ishte e thjeshtë. E kam refuzuar në mënyrë të prerë pasi isha rehat në punën time në spital.
Asnjë ditë të vetme nuk e kam marrë rrogën në asnjë grup mjekësh, përveçse në punën time.
Me valixhe druri apo pa valixhe, parajsën e etërve tu e bëmë copë.
Të parët e mi, gjer në të gjitha brezat, kanë qenë fshatarë. Kanë qenë fshatarë, por nuk ruanin derra e lopë në shpatet e Shpiragut, nuk pëllisnin si lopë dhe si derra për t’i ndjellur ato.
Por në raste të caktuara kanë djegur të gjallë marshallë të Perandorisë Osmane.
Rama: Nuk merrem me gratë e rinisë tënde, Vitoja, Nexhmija, kanë qenë gratë e adhuruara të rinisë tënde.
Diku mundeshe, diku nuk mundeshe. Andi Bushati nuk bëri zgjedhje, po ti pse u turre aty me kokë. Ti kishe nevojat e tua, ambiciet e tua, si komunist i ri.
Mos e thuaj që nuk kam pranuar të bëhem mjeku personal se e di sa keq dukesh.
Nuk e kuptoj lidhjen e valixhes së drurit me të parët e tu dhe të parët tanë.
Llogarite tani, ke bërë xhiro me varkën e Sulos vetëm që të shihje Nexhmijen tek varte rrobat.
I flisje djalit të Nexhmijes kundër partisë?
Prandaj qaje kur vdiq Hysniu dhe ia bëre Vitos fustanin qull.
Ti bën sikur ke ardhë nga Hëna të na shpëtosh me shpatë nga komunizmi. /Dita/

ne presim te zgjidhin punet e shtetit keta zihen pse Berisha e ka kopshtin pa dreke.Sa te mbaroje muaji i madherishem i Ramazanit dhe Berisha do te shtroje iftar.Hiqe merakun zoti kryeminister!
Jo po shkoi nji muaj dhe kurkujt nuk ia dha doren qe kishte kembye doren me doren e Enver Hoxhes.Kaq mjafton dhe asht kulmi kur ky paskesh kundershtue te mos ishte mjek i Hoxhes.
Ky nuk ka kurrfare burrniet.
Ky pinjoll nuk ka bosht te caktuem e te vendosur per jeten.Nuk dihet se nga mbahet me orientime.Ky nuk kombinon as nga te fryej era.Kaq i pa xanun vend organizmi i tije prej trunit te tije.
Keto jane muhabete koti