Batutat/ Rama: Si gjysmë tradhtari që je… Fevziu: Po merr në qafë dhe Skënderbeun

Gazeta Dita

Kryeministri Edi Rama përplaset me gazetarin Blendi Fevziu me të hyrë në emisionin e tij “Opinion”, ku e prisnin një panel gazetarësh.

Me tu futur në studio Fevziu komentoi veshjen e tij duke thënë “Qënka veshur sërish me tuta. Ndërsa kur kryeministri iu dha dorën opinionistëve të ftuar përballë tij dhe u ul në krye të panelit Frvziu shtoi: Ne nuk ta këndojmë dot himnin e flamurit që këndove ti në mitingun përmbyllës në Tiranë. Nuk bërtasim dot as Shqipëria, Shqipëria”.

I pari i qeverisë nuk ia kurseu një përgjigje duke thënë: Si gjysmë tradhtari që je ti s’mund ta këndosh dot

Fevziu: Absolutisht mo burrë, patriotizmin e ke marrë ti përsipër me Skëndërbeun dhe Ismail Qemalin bashkë. Nejse siç tha sot zoti Basha: Lëreni Skënderbeun e në shenjtërinë e tij, mos e merrni në qafë të paktën

Rama: Nuk e kam ndjekur këto ditë

Fevziu:
Kam përshtypjen që ju ndiqeni vazhdimisht këto ditë

Share This Article
3 Comments
  • Fevzi bq si ka mundësi që E.Rama ,kryeministri më i mirë i këtyre 27 viteve ,modelet e veshjes ,sjelljes dhe arritjeve kërkojnë të gjithë ti kopjojnë.Turp të vjerë në studion tënde te pinjollit të bastardit më të flliqur të tradhëtarit Esat.pasha !…Po të isha unë në vend të kryeministrit kurr nuk ta kisha parë bojnë.

  • Vetem shifeni nga paraqitja dhe dijeni se kush eshte ky rrugac.Mire e ka thene poeti yne shqiptari trashigimtar i vuajtjes e i durimit.Kam lexuar dikur nje roman qe e kishte titullin.KUR DO TE AGOJ.Sa nevoj kan shqiptart ta largojn ket te keqe,pjell e diktatures komuniste.

  • C’jane keto qelbesira, kush i lejon keto plehra te flasin keshtu per shqiperine dhe heronjte saj, te cilet jane te shenjte. Keto njerez, cdo gje mund te jene, por vetem gazetare nuk jane, Duhet shume pune te zhduken keto plehra dhe te hiqen nga kurrizi i ketij populli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *