Kampionët e Gjermanisë nuk e patën të thjeshtë në Hamburg, megjithatë në fund morën 3 pikët në një ndeshje, që gjithsesi do të diskutohet jo pak për momentin e penalltisë së dhënë në favor të Muller. Pikërisht ky moment i dha mundësinë Bajernit të zhbllokonte ndeshjen me Lewandowskin, që realizoi për herë të 16-të në këtë sezon.
Hamburg, pa presionin e renditjes, duke qenë se për momentin janë në zonë të qetë në klasifikim, e nisën pjesën e dytë në mënyrë të vrullshme dhe në minutën e 53-të, arritën të gjenin golin e barazimit
Gjithsesi Bajerni u rikthye përpara tetë minuta më pas sërish falë Lewandowskit që në kufirin e pozcionit jashtë loje arriti të devijojë për në rrjetë golin e 1-2. Hamburg nuk u dorëzua duke kërkuar barazimin, por Bajerni arriti të ruajë rezultatin duke u shkëputur për momentin në +9 nga Borusia e Dortmundit në renditjn e Bundesligës.
