Bayern Munich prezanton drejtorin e ri sportiv

Gazeta Dita

Bayern Munich ka lajmëruar emërimin e ish-mesfushorit të klubit Hasan Salihamidzic si drejtorin e tyre të ri sportiv. Salihamidzic ka fituar gjashtë herë Bundesliga-n me Bayern gjatë karrierës së tij dhe është konfirmuar si drejtori i ri gjatë konferencës së shtyp e cila u zhvillua të hënën.

Bayner kishte kohë të gjatë që operonte pa një drejtor sportiv pas largimit të Matthias Sammer vitin e kaluar për shkak të një sëmundje. Ish-kapiteni Philipp Lahm pritej të merrte rolin e drejtorit por ai ka zgjedhur të kalojë një kohë larg futbollit pas tërheqjes në fund të sezonit të kaluar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *