Bayern nuk përjashton largimin e Sanches, por me një kusht

Gazeta Dita

Shefi i Bayern Munich Karl-Heinz Rummenigge thotë se Renato Sanches do të lejohet të largohet vetëm në formë huazimi. Dhe kjo do të ishte një goditje e rëndë për shumë klube evropiane që po ndjekin asin portugez.

Sanches, 19 vjeç, refuzoi shumë oferta për t’iu bashkuar bavarezëve nga Benfica gjatë majit të kaluar për një shifër 35 milionë euro.

Ai ka bërë 25 paraqitje me Bayern, por ishte titullar në vetëm 6 ndeshje të Bundesliga-s duke mos shënuar asnjë gol.

Dhe shpresat e tij për të gjetur më tepër hapësira për sezonin e ri në “Allianz Arena” janë zbehur akoma më shumë nga transferimi i James Rodriguez.

Rummenigge tani shprehet se është i gatshëm ta lërë të largohet në formë huazimi lojtarin e talentuar. “Renato Sanches nuk ka pasur një vit të parë të lehtë dhe është shumë e rëndësishme që ai të luajë rregullisht. Për të do të vendosim pasi të kemi bërë të gjitha blerjet e planifikuar.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *