Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Bayern rikthen në stol ish-trajnerin problematik
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Bayern rikthen në stol ish-trajnerin problematik
Sport

Bayern rikthen në stol ish-trajnerin problematik

Gazeta Dita
Published October 3, 2017
Share
SHARE

Trajneri i ri i Bayern-it po kthehet në një “quiz”. Deri para pak orësh quhej thuajse e kryer që Thomas Tuchel do të ishte pasuesi i trajnerit Carlo Ancelotti, por lajmi i fundit nga “WAZ” i ka shokuar të gjithë.

Duket se në Mynih po mendojnë për ish-trajnerin e tyre, Louis van Gaal. Ai ka punuar në “Allianz Arena” nga viti 2009 deri në vitin 2011. Në sezonin e parë, 66-vjeçari holandez fitoi kampionatin, Kupën dhe arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve. Problemi i tij ishte karakteri i vështirë dhe kjo e penalizoi. Në sezonin e dytë, Uli Hoeness vendosi ta pushojë nga puna, sepse edhe vetë pati mosmarrëveshje me të.

Aventura e fundit e trajnerit Louis van Gaal ishte te Manchester United

Rikthimi i një trajneri nuk është diçka e re te Bayern. Më parë, legjenda si Udo Lattek, Ottmar Hitzfeld dhe Giovanni Trapattoni kanë punuar dy herë në “Säbener Straße”. Jupp Heynckes, madje, e ka marrë tri herë drejtimin e skuadrës, derisa fitoi tripletën.

Lajmi tjetër i papritur nga Bayern është vizita e katalanasit Pep Guardiola. Ish-trajneri i kampionëve të Gjermanisë sot ka biseduar me disa nga drejtuesit e klubit. Besohet se atij i është marrë edhe një herë një mendim për stolin, pas telefonatës së para pak ditëve.

Gazeta Dita October 3, 2017
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?