Bayerni mposht Parisin në stadiumin e Klagenfurtit

Dita

Sot është luajtur në stadiumin e Klagenfurtit ndeshja e dytë e International Champions Cup, mes Bayernit të Mynihut dhe Paris Saint Germain.

Fituesit e saj ishin gjermanët me rezultatin 3-1.

Francezët kaluan të parët në avantazh, me anë të Weah në minutën e 31-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Në 45-minutëshin e dytë, trajneri i sapoemëruar i Bayernit, Niko Kovaç bëri disa zëvendësime dhe arriti të përmbysë rezultatin .

Mesfushori spanjoll Martinez barazoi shifrat në minutën e 60, ndërsa më pas ishin Sanchez dhe Zirkzee, ata që dërguan dy topat e radhës në rrjetën e portës pariziene.

PSG-ja kishte vetëm 3 futbollistë titullarë në skuadër ndërsa nga ana tjetër, Kovaç pati në fushë disa nga titullarë, përfshi edhe lojtarë si Alaba, Ribery, Robben, Martinez, etj.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *