Bayern Munich ka mundur të mposhtë me rezultatin e thellë 5-0 në “Allianz Arena” ekipin e Hamburgut.
Bavarezët kanë dhuruar një lojë tepër të mirë, duke e dominuar lojën.
Pjesa e parë e takimit u mbyll 1-0, ndërkaq që në pjesën e dytë janë shënuar plot katër gola.
Në pjesën e parë, për Bayernin shënoi Benatia.
Ndërkaq, në pjesën e dytë shënuan Levandovski, Mueller (2 gola) dhe Costa.
