Baza sekrete e SHBA: Çfarë po bën në veri të Sirisë?

Dita

Shtetet e Bashkuara kanë një bazë sekrete në veri të Sirisë, ekzistencën e të cilës askush nuk e ka ditur deri tani.

Disa pamje satelitore të publikuara nga BBC tregojnë punimet e SHBA në bazën në Siri. Zona është e kontrolluar nga peshmergat kurdë dhe po ndërtohet një pistë e gjatë për uljen e avionëve.

Baza është në Rmeilan, në provincën e Hassakeh, fushëbeteja e kurdëve me IS. Pista është zgjatur nga 700 metra në 1,3 kilometra, të mjaftueshme për të ulur çdo tip avioni.

BBC ngre hipotezën se SHBA është duke përgatitur ndonjë sulm masiv ndaj xhihadistëve por deri tani nuk ka asgjë zyrtare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *