Baza socialiste peticion Ramës kundër koalicionit me PDIU-në

Dita

Edhe baza socialiste është shprehur kundër koalicionit me PDIU-në.

Partia Socialiste dega Rrogozhinë është shprehur kundër vendimit për dhënien e të drejtës për të propozuar kandidatin e bashkisë së Rrogozhinës partisë së PDIU.

Anëtarët e PS-së që përfshin kjo degë mblodhi sot asamblenë në protestë ku shprehen se do të bojkotojnë zgjedhjet e 21 qershorit nëse selia qendrore do t’ia lërë PDIU-së të drejtën për të propozuar kandidatë në këtë Bashki, raporton A1 Report.

Anëtarët e PS kanë hartuar një peticion drejtuar Kryeministrit Rama ku shprehen se dëshirojnë një kandidat të PS për Bashkinë e Rrogozhinës dhe nuk do të mbështesin kandidatë që vijnë nga parti të tjera.

Share This Article
7 Comments
  • eshte skandale ti japeshe kaq prioritet atyrve qe skane asnje elektorate si likja i kadaifite mediu i gerdecite dhe keta camete e ndare me dyshe turpe pere kete pabesi qe behete ne kete vende del agrone duka dhe thote une fitoi mere mediu pra vjedhe nje here ne henez 5 deputet qe cuane ne plera saliun dhe krekosen kyue dhe vete me gra e femije nuk votojne vetene etyre poshte pabesite dhe poshteri qe i behete demokracis

  • CAMET E TREGOJNE VEHTEN QE JAN CAM EDHE TANI KU TAHIRI INJORANT HAJDUT I PLAZHIT KA KUMJA E VLORES ESHTE NE BAKLLAVAN E PD-se……………

  • Bravo socialistet e Rrogozhines. Keshtu me rradhe duhet ti ngrihen Rames kunder te gjithe socialistet e vertete, ata qe e ulen ne karrigen kryeministrore kaposh kokeboshin.

    • E fortë kjo e “Ada” për “kaposh kokëboshin”? Më duket se ja ka thyer lapsin e “marrëveshjeve të mbyllura për socialistët”? Nderime Ada!

  • Ura ? Namiku është edhe dakord me “të tërë” edhe kundër “të tërëve”! Sipas rastit jo sipas bindjeve? Tung!

    • Namikut kur i japin kulaç ha kulaçin,kur i japin kërbaç ha kërbaçin? Herë kulaç e herë kërbaç Namiku rri kutullaç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *