“Bazë detare të NATO-s në Shqipëri”, Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Jam i bindur se do mbështetet

Ornela

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot se është punuar për një projekt të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një bazë detare të NATO-s në Shqipëri.

Rama tha se idetë do i shpalosen Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters. Kreu i qeverisë u shpreh i bindur se Gjeneral Wolters do t’i mbështesë për këtë projekt.

“Fakti që kam pasur mundësi të takohem me gjeneralin, të flas me të më ka bërë të ndihem shumë i inkurajuar në fjalët e tij kur më tha “mund të jeni një vend i vogël, e keni një ushtri të vogël, por mund të gjeni vendin tuaj duke krijuar vlerë të shtuar për të gjithë aleancën”.

Kjo është ajo çfarë më frymëzoi për t’i ndarë këto fjalë me ministren, me shefin e Shtabit, me njerëz të terë e na bëri të ulemi e të mendojmë më thellë se si mund të arrijmë deri aty. Kemi disa ide të mira e çka është më me rëndësi kemi disa miq të mirë. Jemi shumë besimplotë sot që mund të gjejmë vërtet vendin tonë për të qenë vlerë e shtuar në këtë aleancë.

E lashë për këtë moment që ti them gjeneralit që nesër do kemi mundësi t’i tregojmë disa prej ideve e në këto kohë mjaft specifike të rrezikshme besoj që ai sërish do konsiderojë për të pasur një bazë detare të fjalës së fundit të NATO-s në Shqipëri.

Na takon ne që ti paraqesim projektin atij e ti tregojmë atë për çka kemi punuar e më pas ai më pas që prej fillimit do jetë avokati e mbështetësi i kësaj ideje”, tha Rama gjatë ceremonisë së dhënies së medajles për komandantin e NATO-s, gjeneral Tod Daniel Wolters.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Per bazat eshte nato qe lutet shteteve antare edhe i paguan mire dhe jo e kunderta
    Kam frike se mos kene fatin e tap kur ne ju lutem te kalonte neper territorin tone pastaj zbuluam qe jemi i vetmi vend qe nuk perfiton
    Z.km populli don siguri por ne radhe te pare nga ushtria e vet
    Ti duhet te shpjegosh pse nuk kemi ushtri pastaj bazat e natos

  • Une nuk e di se ne c’kushte mund te lejohet ndertimi i nje baze ushtarake e huaj ne vendin tone, qofte kjo edhe e aleances! Por di qe amerikanet ruset kinezet, i paguajne shuma te konsiderushme vendit qe u’a jepe kete mundesi. Ndersa ne per cudi i lutemi per t’ua dhene kete mundesi, pa asnje lloj shperblimi !? Per kujtese Greqia i kishte bazat amerikane dhe merte shuma te konsiderushme per to, por erdhi nje moment dhe ajo ne menyre demostrative i largoi ato. Mos te kemi iluzion se duke patur bazat amerikane ne Shqiperi, vendi ka garancine e mbrojtjes nga agresoret e mundshem. Shembull kuptimplote eshte Ukraina !

    • ku egziston koncepti i vendit/kombit per ramutin… a ka kuptim pyetja jote
      ketu thjesht ramuti perfiton karrige te perjetshme. ne mos po siguron te katapultohet ne institucione te sunduara prej ketyre, ky vete a pjella e tij

      kujtoni si iu ngjit Pfizer-it kryebajga vetem per ta pas emrin ne defter te kompanise amerikane.
      Per tu bere faktor me ta kryefelliqesira bleu kontrata me te shtrenjte kur nuk duehshin me, pra pas pilafit, pasi valat e pandemise u zbuten, ne fund korriku 2021. Asgje nuk siguroi nga Pfizer per dimer pranver 2021 pervecse sasi simbolike qe u perdoren per te mikluar Pensionistat artista ato kohe te tmerrshme per te gjithe.
      Sot ramuti na detyron si komb te paguajme kontrata te reja, me cmime vazhdimisht sekrete, per vaksina qe si duhen as dreqit.

      te njejten qasje perdor dhe per gjithe punerat e felliqura te tij me ne, si kjo e bazes detare per amerikanet, si per bazen e Kucoves, si per detin qe i esht falur grekut por s’hap goje askush,

  • Gjithe bota synon ti largoj trupat e huaja, debilet shqiptare ju japin territorin falas.
    Ne rast lufte ato baza do te sulmohen te parat nga raketat kundershtare mor idiote!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *