Pas kercenimeve per hetim penal ndaj atyre qe po “terrorizojne” Presidentin me akuzat per konflikt interesi me pronat tek seli e PD, ka reaguar botuesi I gazetes Tema Mero Baze, I cili ka formuluar I pari tezen se Nishani ka interesa konkrete tek selia e PD-se. Ne nje postim ne Facebook Baze shkruan: “Nese Bujar Nishani mohon qe Familja e gruas te kete prone ne territorin e Partise Demokratike, duke filluar nga kafe Sarajet deri tek pjesa e poshtme e godines PD, e ftoj te pergenjeshtroj deklaraten e tij se gruaja e tij eshte mbese e Qemal Karaosman Bej Elbasanit pronat e te cilit trashegon familja e gruas. Te pakten I shpetojme nderin nje firmetari pavaresie nga ca mashtrues…”
Ne nje interviste ne TV Klan ne emisionin Opinion, Presidenti Nishani ka theksuar se gruaja e tij trashegon prona nga Qemal Bej Elbasani firmetari I pavaresise. Nje pjese e teritorit te PD-se mbi te cilen per shume kohe ka qene dhe zyra e kryetarit te PD-se, jane prona tashme te kthyera per trashegimtaret e Qemal Bej Elbasanit, ku sipas Nishanit perfshihet dhe gruaja e tij. Keto prona jane njohur dhe kthyer qysh ne vitin 1996 dhe per nje kohe PD I ka paguar dhe qera pronareve.
Nje prishje e mundeshme e selise se PD-se dhe hapje shesh ndertimi, I perfshin ata ne nje biznes plan ndertimesh. Po nga ky pronar familjaret kane perfituar dhe shume toka ne plazhin e Durresit, Kenet etj.
