Qeveria ka miratuar me kërkesë të Ministrisë së Financave vendimin për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për menaxhimin e borxhit dhe analizës financiare, që garanton transparencë në administratën shtetërore, ofrimin e informacionit dhe shërbimeve të qeverisjes elektronike, si dhe ndërveprim midis bazave të të dhënave shtetërore.
Vendimi do të ketë ndikim për ruajtjen e të dhënave financiare për marrëveshjet e kredive, kreditorët e jashtëm, huamarrësit, disbursimet, pagesat, kurset e këmbimit.
Ky vendim përcakton rregullat bazë për krijimin, administrimin e bazave të të dhënave shtetërore dhe ndërveprimin ndërmjet tyre, për të siguruar përdorimin me efektivitet, për interesa dhe shërbime publike, nga çdo subjekt i interesuar.
Aktet të tjera të rëndësishme ligjore dhe nënligjore janë duke u përgatitur në vijim nga ekspertët e Ministrisë së Financave, në zbatim të strategjive të përcaktuara dhe objektivave të reformave të ndërmarra. /Dita/
