Bazeli kërkon Jahmir Hykën

redaktor

Jahmir Hyka është në qendër të merkatos në Zvicër. Shqiptari për paraqitjen e tij të mirë në këtë kampionat duket se ka marrë oferta konkrete. Kështu veç ofertave të mëparshme është Bazeli kampion që kërkon shqiptarin. Mesfushori shtatshkurtër dhe i talentuar i kombëtares shqiptare po kalon një nga momentet më të bukura në karrierën e tij. Kalimi tek Bazeli është një ëndërr për djaloshin e vogël që ka lëvizur goxha në karrierën e tij sportive. Jahmir Hyka, edhe pse nuk shënoi në fitoren 2-1 në transfertë me Zyrihun dha asist për sulmuesin Vinter në rastin e golit të dytë që i dha tri pikë Luzernës.

Goli më i bukur

Vetëm tre javë më parë shqiptari Jahmir Hyka, ka shënuar golin e fitores për ekipin e tij Luzerën, i cili është zgjedhur si më i bukuri i javës së 29-të në Superligën zvicerane. Portali zviceran 20min.ch ka bërë një sondazh për golin më të bukur të javës, ndërsa goli i Hykës është votuar më së shumti nga fansat. Ky gol ka marrë 3.424 klikime, ose më mirë të themi 57% e kanë të lexuesve e kanë votuar atë. Ndërsa në vendin e dytë është zgjedhur goli i shqiptarit tjetër, Shkëlzen Gashi me 32% të votave. Në vendin e tretë është zgjedhur goli i Samuel Afum me 11% të votave. Vlen të preket se që të dy shqiptarët janë duke kaluar një sezon të mrekullueshëm në ligën e futbollit zviceran.

St.Galleni – Hyka

Hyka me formën e tij të mirë tek Luzerna ka rënë në syrin e disa skuadrave zviceriane. Edhe St. Gallen është vënë në ndjekje të tij dhe e do “xhuxhin shtatshkurtër” si përforcim për sezonin e ri. Ata mësohet të kenë kontaktuar menaxherin e mesfushorit shqiptar dhe pritet që të bisedojnë shumë shpejt edhe me Luzernën për kartonin e mesfushorit shqiptar që po paraqitet vërtetë shumë mirë në kampionatin vendas. Mediat zviceriane e kanë publikuar një lajm të tillë duke treguar me detaje interesimin.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *