Banka Botërore miraton huanë 100 milionë dollarëshe për politikat e zhvillimit për Modernizimin e Sektorit Financiar të Republikës së Shqipërisë.
Huaja u miratua dje nga Bordi Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore.
“Huaja ka si synim të forcojë sistemin rregullator financiar dhe regjimin mbikëqyrës si dhe të zbusë cënueshmërinë e sektorit bankar dhe jobankar.Huaja mbështet axhendën reformuese të Qeverisë duke trajtuar sfida kyçe të sektorit financiar”, thuhet në njoftimin për shtyp të Bankës Botërore.
Huaja mbështet reformat në tre fusha
Huaja mbështet reformat në tri fusha të gjera.
Fusha e parë përqendrohet tek forcimi i aspekteve rregullatore dhe mbikëqyrëse të sektorit privat dhe tek përmirësimi i rrjetës së sigurisë financiare. Këto përpjekje pritet që të përmirësojnë përgatitjen e bankave për të përballuar krizat dhe të përmirësojnë kuadrin e sigurimeve të depozitave.
Fusha e dytë mbështet përshpejtimin e zgjidhjes për kreditë e këqija. Si rezultat i këtyre masave, përqindja e kredive të këqija pritet që të ulet në mënyrë të konsiderueshme deri në fillim të vitit 2015. Reduktimi i kredive të këqija do të mbrojë stabilitetin financiar dhe do t’u japë mundësi më mira bankave që t’iu përgjigjen kërkesave për kredi.
Fusha e tretë përqendrohet në forcimin e aspektit rregullator e mbikëqyrës për institucionet financiare jobankare. Ajo përpiqet të forcojë pavarësinë operacionale dhe kapacitetin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, duke e lejuar që rregullojë dhe të mbikëqyrë institucionet financiare jobankare (IFJB) në mënyrë sa më efektive.
Merni hua merni sa te mundeni se i lajne me vone te tjeret.Keshtu kane bere te gjithe qeveritaret dhe pasi kane shitur mend e jane mburur se kushedi ckane bere kane hikur dhe u a kane lene te tjereve ne kurriz ti mbajne e ti lajne , kur? kjo nuk dihet asnjehere.Hajde qeveritare hajde.Lere pasrtaj ata qe vine nga jashte dhe hikin jashte pasi mbarojne misionin e tyre fisnik.
B. Boterore e FMN-ja jane institucione nderkombetare – dihet – e ketu qendron forca e tyre [ si institucione investuese e me kapital masiv. p.sh. e dyta ka rezerva prej ~$500 Miliarde. Kjo ne Teori, ne do beni nje ese a jep provim; ne Praktike madhesia e tyre Ne na demton. Monolite te tille te Finances, veprojne me Plane te Ngurta e interesi primar nuk jemi Ne. [plane 5vjecare? akoma me keq] Qe behen per te arritur nje target [sic] dhe plotesuar “kerkesat Ideologjike” [lexo-programin] Kudo qe ato shkojne (a) injorojne karakteristikat Lokale, (i) udhezimi nga lart nuk filtrohet ne interesin tone (ii) keshilltaret lokale –te tanet – nuk kane kompetenca as mundesi t’jua ndryshjone mendjen (iii) keshilltaret e tyre ne terren, per 15 apo 180 dite, s’arrijne ta kuptojne specifiken regjionale. Presidenti Korean i B-Boterore, ka objektivat e tij; nje nder ta eshte te ule “varferine ne bote me 3%” e ketu i urojme fat, se do i duhet. Per kete efekt do perdoret Krahu Privat i IFC –se [korporata nderkombetare e finances] qe si specifike ka – Privaten. Tek Privatja bazohet vete sistemi kapitalist; por ne planin tjeter nuk eshte aq mire, per Ne. Lokaliteti-Shqiperi. Sot gati 50% e fondeve te B-Boterore jepet per Privaten.
Specifikat locale, ja marrim disa te thjeshta. B-Boterore ne Peru. Nese Shteti ka dy provinca ku s’funksionon Rendi apo hyhet vetem me Ushtri, aty “investimi tek privati” [dhe ne zonat afer/ perreth] eshte ne aspekt Teorik, ne fillim duhet mbrotje te qytetari nga Para-militaret Marksiste e Mafia e Droges; te cilet ta hedhin investimin ne ere. Ne shkon ne Bolivi per te ndihmuar privatin [aty ky shteti gati puneson te gjithe qytetaret qe e kane nje pune] ne fillim do luftuar SIDA, te kufizosh problemin e te vesh ne pune nje platforme afatgjate per Shendetin. 12 fabrika per kafene, soja, luledielli, miser, grure a pambuk; dhe nese gjithshka shkon sipas Planit, s’te hyjne ne pune si Biznesmenet e as Punonjesit e tyre, kur jeta mesatare ka rene [qe pasi FMN-ja eshte aty] ne 36 vjec! [qeveria thote- 54] Qytetaret qe vdesin shpejt nuk kane kohe ti gezohen “permiresimeve ne Biznese” Ne Republiken e Kongos do Forcuar Ushtria, luftuar analfabetimi, ri-thyer ne shtepi femijet qe jane mesuar te luftojne qe 9-14 vjec, familjet e ndara e femrat e dhunuara, Biznese kur nuk ka se kush te punoje ne to,e punetore me trauma fizike/mendore/ s’kane si te kene sukses.
Ne Shqiperi, ku njerezit marrin buken me liste e ndihma mjeksore le shume per te deshiruar, Politikat Sociale duhet te jene Primare. Duhet Arsim e Infrastrukture, pastaj vjen Biznesi; qe nuk bie nga qielli e as nuk punon dot ne kushte ekstreme. Duhet investuar ne drejtesi, e dhene kohe Politikes derisa rezultatet te filtrohen. Kjo eshte Specifika Shqiptare sot. S’trajtohet dot as si varferi ekstreme e nivelit te Chadit, as vend me kushte pune te sakta. Polit-Byroja atje larg, ka vene tabelat: Te ndihmojme Biznesin Privat – te parin. Gabim. Jo vetem per specifikat, por shumica e Biznesit ne Shqiperi jeton nga dita ne dite, pjesa tjeter eshte gati dormante e ne pritje te nje kontrate/tenderi politik; jeta e Biznesit nuk ka rregulla Normale. Pak te tilla funksionojne sic duhet, e perfundimi del qarte. Nen Emrin Tone [kontrata e ka B-Boterore — Shqiperia] perfitojne te Huajt. Biznesi i huaj spekulativ (1) dhe po jap [me sh. respekt] ate te Banker Petroleum, qe ka marre dy Kredi ne Banken Europiane te Zhvilimit, se po investon ne nje vend “high risk” [si Shqiperia] e do punesoje vendas pra do perfitoje Shteti Yne. Por akoma nuk ka paguar Taksa ne Shqiperi.!?! A nuk duket ekstreme? Nese do ishin ne Kanada, askush sju jep kredi/lehtesira te tilla… Kurre.
Sub-contactors/ nen-dege apo local franchise; te cilet mund te kene emrin/ sistemin e operimit te nje Kompanie/firme te madhe te huaj [thuaj Coca Cola] por eshte nje kompani sa per forme vendase, e nje skelet Italian, a dicka qe pata pare tek nje Leter per nje Komp AUSTRIAKE TE Energjise drejtuar ish-M. F.Mehdiu. si shpk kishte mee formalitetin “selite a babrru” pra quhet gjysme vendore. Kjo te kujton Afriken e JUGUT, per te plotesuar Kushtet per Shtetin e Kredite ne Bote, Bizneset e Bardha merrnin Ekzekutive me Ngjyre …dicka qe me tallje quhej “rent a black- syndrome”. Syndromi i “te marrit me qira nje person me ngjyre” i cili nuk kishte idene nga financa e biznesi, vec duhej per emrin dhe foton. Asgje tjeter. Keshtu, kredia e B.Boterore shkon tek ta; paraja e fitimet ne establishment te tilla, s’ngelet ne Shqiperi, rrjedh jashte duke shkuar tek pronari i ligjshem i saj, kudo te jete.
Pra Kredi nen Emrin tone, te ri-paguar nga ne, me interes Borxhi te akumuluar, e investuar pikerisht aty ku nuk duhet. Ku na ben dem, e ku s’ja shohim aspak hajrin. Nje investim i tille spektakular ka qene ne Borizane, 2007-2008 nga sa kemi pare ne Mediat Shqip; B-Boterore kaloi kredine ne krahun “shqiptar” te nje Kompanie Greke, per fabrike Cimentoje ne Shqiperi. Fitimet shkuan ne Greqi, “Investimi” na ngeci ne…e Pluhuri i Cimentos demton shendetin e banoreve dhe Ekosistemin e zones.
***
Se fundmi, kam lexuar jave me pare se “plani i Qeverise” eshte te marre ~$1 miliarde ne 3 vjet. Ju lutem lexoni me kujdes, jetoni ne nje shtet ku Ministri i Financave ne shpjegim te borxhit te FMN-se thote ne TV publik “ kredine se mora per shtepine time (!) e kur te japin borxh te thone mos shkoni ne Kazino(!!) kaq,u sqarua! ~$350.000.000 i moren tek FMN-ja, ja B-Bot dha $100.000.000 te tjera. Ku do gjinden ~$500.000.000 fonde?
a) Qeveria do shkoje ne cdo institucion nderkombetar duke lypur. Po shtetet lypin, e Hipoteka jemi ne; nga dyshemeja e apartamentit deri tek Taksat ne vezhdimesi.
b) Kur/Ku/Si do merren keto kredi te reja?
c) Nese do jemi ne shlyerje-borxh te FMN/BB, besueshmerine jone do bjere; cdo gje bllokohet aty.
d) Kur futemi ne krize, borxhi ri-negociohet, kushtet do jene me punitive e te pa-drejta ndaj nesh. [borxhliut qe nuk di/ka para te shlyeje nuk i beson kush, apo jo?] z. Rama e mori borxhin e Qeverise se Shkuar apriori e pas asnje tentative [as nje ze te vetem nuk e degjuam per kete] negociate qofte ne ri-pagim 40- 60 cente ne $1. Bota Financiare nuk vepron ne kete forme. Ne cdo hap fillon/del dicka e re.
—.
Media dhe Qytetaret ti mbajne Syte Hapur – eshte detyre e tyre, jane parate e tyre, borxhi i tyre – te kontrollojne se kush do i marre keto Investime prej $100M. Kujdes, se do digjeni dhe me kete kredi te II-te. Ne Rusi, Turqi, Gana, Haiti, Bolivi, Indi e kudo, kredi te tilla kane shkuar per firma te stabilizuara, Britanike, Amerikane, Gjermane e Franceze. Jane keta kontribuesit kryesor ne fonde, e votime vendim-marrese. Presidenti nga Korea s’hyp dot ne ate post, as nuk e mban dot pa miratimin e tyre. Ka nje rregull te pashkruar ne boten financiare, Shefi i FMN-se eshte gjithmone Europian, B-Boterore e kane Aziatik. Dhe perkufizimi se pse u dha kjo Kredi –per Biznesin Privat –permbushet, ne leter. Por nuk eshte Biznesi i Yne Privat.
Kjo Qeveri pervec mungeses se transparences, eshte Diletante ne menyren si funksionojne organizma te tille, ne precedentet qe kane lene neper bote [ne nivelin ky jemi ne, shkaktohen katastrofa!] e me nje naivitet deshperues; ku mungon komunikimi real me publikun. Nuk dua te bej thirrje, por nje lutje per kedo qe klikon ne artikuj te tille. JU LUTEM FLISNI. VETEM THONI DICKA. Jam dakort, s’jam dakort. Nuk e Kuptoj. Na Sqaroni pasojat. Gumezhini dhe Tregoni Interesim. Politika eshte Politike por Gjithshka, ata dhe ju e beni per PARA. ja – ketu eshte PARAJ. Keshtu, Media e Qeveria do mundohen/ perpiqen te thjeshtezojne gjerat e ti bejne te kuptueshme; si ju ndikojne ne jeten e perditshme; nga karburanti tek buka ne tavoline, nga kredia e shtepise tek borxhi qe u lihet gjeneratave me pas; keto veprime ju prekin ne menyre te drejt-perdrejte. Ne keto pika mos beni falje. JANE PARATE TUAJA.
Perfshihuni e merrni pjese ne debat, sa me shume shtohet interesi, me e veshtire eshte te fshehesh pikat e keqia apo “Investitori i Huaj te Gllaberoje Parate e Marra nen Emrin Tuaj,” e t’ju tregoje brrylin neser. Na kane rrjedhur shume kapital jashte; e shume asete kombetare jane ne shperdorim e siper. I gjithe zhargoni me lart “stabilitet financiar, autoritete financiare, banka e kredi jane “bullshit” Shteti ka mjaft rregulla e autoritet financiar ne/kur do; dhe organizma te tilla, kur ka ardhur koha e Krizave asnjehere nuk ka funksionuar. Qe ne 1945 kemi mbi 750 te tilla, te medha dhe te vogla e gjithmone sistemi ka deshtuar. Kujdes me kete Kredi. Kujdes me Kete Qeveri.
E lexova me vemendje komentin tuaj! Nuk I heq as nje predje! Perse nuk shkruan nje artikull mbi kete ceshtje! Kuptohet me te strukturuar Nga ana gjuhesore! Por do Te ishte shume informues!
Pershendetje Rina,
Jane shume arsye pse nuk e kam bere kete, nga to…njera eshte se gjindem jashte shtetit; e ne raste mund te duket “patronizuese, ti flet kollaj se je rehat, nuk i njeh hallet tona etj” [ma kane thene kete qofte ne postime direkte e me edukate, qofte me sharje ekstreme dhe kercenime/ 1-2-3 idiote, te cilet nderrojne nick-name/ dhe nga moderatoret nuk ke asnje fare mbrojtje. Deri ne pika kur te kerkojne emer-mbiemer, email/ tel ” se kane qejf te me njohin dhe te me tregojne qefin. Pse? Se te cmendurit keshtu veprojne.] Nejse.
Por kur kam mundesi, do postoj ne forum…megjithese e shoh qe interesi i shqiptarit mesatar ne finance-ekonomi eshte minimal; per te mos thene inekzistent.
Te gjithe jane te interesuar ne thash-e-theme, militantizem dhe anihilim te kundershtarit, kur nje mendim i qete te thote: Pse behet Politika, e gjitha kjo? Behet te marresh pushtetin, per te qeverisur PARANE. … si duket ne mentalitetin tone, nuk llogjikohet ne kete forme. Bota vret “politikanet per Parane/ Taksat Publike” ne vrasim njeri-tjetrin dhe PARANE, ne mbrojtje te idhujve Politike. Ky mentalitet na solli ketu per 25 vjet…
Deri ne ndryshim te tij, jemi te destinuar te Vuajme.
Serish te faleminderit e paci nje w-end te mbare. 🙂