BB paralajmëron rënie të investimeve të huaja në Shqipëri

Edlira Shehu
?????????????????????????????????????????????????????????

Në raportin e fundit mbi zhvillimet ekonomike në Europë dhe Azi, Banka Botërore parashikon se fluksi i investimeve të huaja në Shqipëri do të bjerë nga 8.3 për qind e prodhimit kombëtar që është këtë vit, në 7 për qind vitin e ardhshëm. Por rënia pritet të jetë edhe më e madhe në vitin 2019, kur investimet e huaja direkte sipas BB do të zbresin në 5.6 për qind të prodhimit kombëtar.

Në vlerë absolute investimet e huaja pritet të bien me 22%. Banka thotë se vitet e fundit, Investimet e Huaja Direkte kanë qenë motori kryesor i rritjes ekonomike në Shqipëri ndaj dhe rënia e tyre do të gjenerojë një hendek.

Ekonomia e Shqipërisë u rrit 3,4% në 2016 dhe kjo rrit u nxit më së shumti nga investimet private në dy projektet kryesore, gazsjellësi TAP dhe HEC-et në lumin Devoll. Banka thotë se remitancat dhe investimet e huaja financojnë pjesën dërrmuese të importeve.

Sipas BB, tani, më shumë se kurrë thekson urgjencën e reformave strukturore për të përforcuar ribalancimin e sapo nisur nga burimet e brendshme të rritjes ekonomike, në ato të jashtme me mbështetje më të madhe tek investimet.

Përfitimet e rritjes ekonomike me krijimin e vendeve të reja të punës duhet të konsolidohen dhe zgjerohen, në mënyrë që të thyhet zinxhiri i emigracionit, reformave të cekëta, si dhe rritjes së ngadaltë ekonomike.

BB rekomandon eliminimin e faktorëve dekurajues dhe barrierave për punësimin formal, për të mundësuar ritme më të shpejta të rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe reduktimin e varfërisë.

Përmirësimi i klimës së biznesit dhe qeverisjes për të mundësuar kompanitë që të krijojnë më shumë vende pune, të zgjerohen dhe të rrisin produktivitetin është një rekomandim tjetër.

Rritja e barazisë, cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve publike dhe sistemeve të mbrojtjes sociale, duke reduktuar në të njëjtën kohë rolin e qeverisë rekomandohen për t’u bërë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *