Banka Botërore ka bërë një analizë të detajuar të gjendjes aktuale të vendit tonë, duke dhënë dhe projeksionet e saj të qarta se ku do të hidhen 1.2 miliardë dollarët e miratuar pak ditë më parë, si një borxh me interesa të ulëta për Shqipërinë. Kuadri i Partneritetit për Vendin (KPV), parashtron programin e Grupit të Bankës Botërore (GBB) për Shqipërinë për periudhën e viteve fiskalë 2015-2019 dhe ka për synim të mbështesë aspiratat e Shqipërisë për të patur rritje të barabartë dhe integrim në Bashkimin Evropian. Programi i GBB-së do të realizohet duke u përqendruar tek objektivat binjake të uljes së varfërisë dhe nxitjes së prosperitetit të përbashkët.
Programi i KPV-së me mbështetje teknike dhe financiare është projektuar në mënyrë të përzgjedhur rreth një nëngrupi të përparësive kyçe të identifikuara në Analizën Sistematike të Vendit (ASV), e cila ka vlerësuar pengesat dhe mundësitë për përshpejtimin e rritjes, uljen e varfërisë dhe rritjen e përfshirjes dhe të prosperitetit të përbashkët.
ASV-ja ka përcaktuar 12 fusha të gjera përparësish për veprim për t’i bërë të mundur Shqipërisë të bëjë përpara drejt arritjes së objektivave binjake. Ekipi e vendit bëri ndarjen e këtyre 12 fushave klasifikuar sipas përparësive në tri grupe të dallueshme mbështetur në ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë mbi arritjen e objektivave binjakë: përparësi themelore, përparësi mbështetëse dhe përparësi përkrahëse. Përparësitë që kanë ndikimin më të madh mbi rritjen, uljen e varfërisë dhe përfshirjen konsiderohen si përparësi themelore, përparësitë të cilat më pas formojnë bazën për përzgjedhje ose selektivitet për përcaktimin e programit të GBB-së brenda KPV-së.
Pjesa e mbetur e përparësive konsiderohen si përparësi mbështetëse dhe përparësi përkrahëse që shërbejnë për të rritur ndikimin dhe qëndrueshmërinë e përparësive themelore. Pesë përparësitë themelore të identifikuara nga ASV-ja janë: i) kthimi i qëndrueshmërisë fiskale dhe stabilitetit financiar; ii) krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të lartë, i cili promovon rritjen e kompanive dhe hapjen e vendeve të punës; iii) ofrimi i energjisë së pastër në mënyrë efikase, të barabartë dhe të qëndrueshme; iv) formalizimi dhe rritja e gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë së tregut të tokës; dhe v) rritja e qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë.
Kthimi i qëndrueshmërisë fiskale
Kjo është fushë avantazhi krahasues dhe angazhimi të gjatë të GBB-së, pasi GBB-ja ofron analiza makro-ekonomike të bazuara dhe një ndarje të mirëpërcaktuar pune me FMN-në. Me angazhimin e nivelit më të lartë të qeverisë për të trajtuar mungesat e gjata të ekuilibrit, GBB-ja ka mundësi të paprecedentë për të mbështetur reformat në këtë fushë. GBB-ja ka po ashtu avantazh krahasues ndërmjet partnerëve ndërkombëtarë në menaxhimin e investimeve publike me një ekip të fortë të punës analitike, përfshirë dhe Analizat e Financave Publike.
Krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të lartë
Angazhimi i GBB-së në Shqipëri reflekton një avantazh krahasimor global në këtë fushë (që është më i dukshëm nëpërmjet raportit Doing Business); po ashtu, GBB-ja ka angazhim të suksesshëm në këtë fushë në shtetet fqinje të Ballkanit. Angazhimi shfrytëzon dhe avantazhet plotësuese të IBRD-së dhe të IFC-së, duke u mbështetur në përfshirjen e vazhdueshme këshillimore të IFC-së. Në të bën pjesë ekspertiza e GBB-së për t’i ardhur në ndihmë qeverisë për të realizuar reforma ligjore dhe rregullatore me synim përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe të klimës së investimeve.
Rritja e qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë
GBB-ja do të mbështetet në bazën e saj analitike dhe avantazhet krahasuese ndërmjet partnerëve të tjerë të zhvillimit për të mbështetur reformat e ofrimit të shërbimeve publike. Ajo është e pozicionuar mirë për të mbështetur reformat e shëndetit publik duke i bërë ato më transparente, më mirë të qeverisura dhe më të përqendruara tek qytetarët. Qeveria ka shprehur angazhimin më të madh në nivelet më të larta për të transformuar marrëdhënien ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë dhe ka përvetësuar shkencën e qasjes së jetësimit për ta zbatuar këtë objektiv, gjë për të cilën GBB-ka ka kapacitet dhe njohuri për të mbështetur.
Instituti I Sigurimeve Shoqerore me i Korruptuari Institut Shteteror ne Shqiperi. Sorrollasin njerezit me kerkesa te kota, ne menyre qe shuma monetare qe nuk terhiqet te arketohet per llogari te ketij Institucioni, per rroga te majme. Turp tu vije. Sorrollasin njerezit me kerkesa te cilat e dine qe skane mundesi ti permbushim, me qellim perfitimi te vetat. Jam nje emigrante, dhe me ka shtyre nje sjellje shume e keqe e punonjesve te ketij Instituti te shkruaj ne kete menyre. Dhe kam degjuar ketu ku jetoj se keto ja u kane bere edhe njerezve te tjere. Pensionin e pleqeve qe kane vdekur e nuk kane qen per nje kohe prej nje viti ne Shqiperi, ja kalojne arkes se vet. I sorrollasin njerezit me disa kerkesa, mund te themi te parealizueshme, ne menyre qe njerezit te terhiqen mos ti marrin, sepse shuma qe ato do paguajne Noterit, ketij atij, e nje liste te madhe njerezish nuk ja vlen te marrin ato leke, se i bien me shume te paguajne. Duke shkuar me certifikaten e vdekjes, me certifikaten e marteses, e dokumeta te rregullta te cilat i paraqet bashkeshorti, i cili mund te kete marre borxh e i ka qendruar te koka bashkeshortit qe ka vdekur, tani duhet farefisi te marri pjese ne ate pensjon te te mjeres, sepse duhet certifikata e trashegimise qe nuk hyn ne pune fare sepse eshte gjalle bashkeshorti tjeter, qe ka lene qimet e kokes, per varrimin, kujdesjen e te gjitha. Cfar jane keto, cfar shteti eshte Shteti Shqiptar, nje shtet hajdut. I bejne ligjet, ose vene njerez te pa afte ne Institucione shume te rendesishme. Demokrat apo socialiste, njelloj, kete perfundim kemi arritur. Zoti vonon po nuk harron.