Banka Botërore ka vlerësuar reformën e pensioneve në Shqipëri, e cila do të nisë të zbatohet në janar 2015, si një ndër reformat më të mira në botë.
Gjatë vizitës në Arkivën Qendrore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i shoqëruar edhe nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, Drejtori i Operacioneve në Bankën Botërore, John Roome, deklaroi se: “Reforma e pensioneve që po zbatohet në Shqipëri është një ndër më të mirat në botë. Është tamam ajo që duhet për një vend, i cili po ecën drejt Bashkimit Europian”.
Ministri Veliaj bëri thirrje që fermerët e zonave rurale të përfitojnë nga falja e kamatëvonesave dhe të paguajnë sigurimet shoqërore për vitet e tyre të punës me çmim të ulët deri në 31 dhjetor.
“Deri tani kemi pasur një trefishim të pagesave. Ky është një trend të cilin duhet ta vazhdojmë”, tha ai. Sipas tij, çdo vit pune shtesë ndikon në një pension më të lartë nesër.

Urime z.Velia ☺ edhe ne emigrantet ndjehemi krenar për qeverinë e zuri. Rama
Ka te drejte 2B-ja se te tille pensione nga 100 euro nuk ka askund. Le ta coje kete model pensionesh ne ndonje vend tjeter dhe te shohe pastaj se c”fare uragan grevash do kete.
Banka Boterore luan pjesen e vet se ajo nuk do t’ia dije se ish ushtaraket,si askund ne bote paguhen me pension njelloj si puntoret e ish KOMUNALES se Enverit!!!
BB do jete e kenaqur qe pensionisteve te mos u jepet asnje lek pension!!!
Bile qe shqiptaret teishin te gjithe te vdekur!!!
NJEREZVE NUK U DUHEN LETRAT E BUKURA POR LEKET QE TE HANE BUKE!!!
Pse nuk interesohen keta LAMASHET E BB,se…………… PSE NUK PERCAKTOHET MINIMUMI JETIK NE SHQIPERI???
Pastaj te derdellitin per te tjerat!!!
banka ose prosituta boterore ka te drejte te tallet.Futi kembet ne shqiperi qe me permbysjen e diktatures se proletariatit.Nuk u ndje per terapine e shokut,per piramidat dhe vjedhjen e pasurise kombetare.Ideatoria e letrave me vrime per te vjedhur shqipetaret dhe mbeshtetese e cdo shterngimi te lakut ne qafen e popullit.Le ta beje ketereforme ne amerike dhe e sheh te s’emes.
Le te tregoje nje vend ku kjo prostitute ka mbeshtetur dhe inkurajuar begatine.