BB: Rritja e parashikuar për Shqipërinë nuk ndryshon

Bledar Lumani

Rritja ekonomike pritet të përshpejtohet në Evropën Juglindore, përgjatë 3 viteve të ardhshme, me Maqedoninë e cila po dëshmon rritjen më të lartë; shkruan raporti më i fundit i Bankës Botërore.

Rritja e PBB-së në 10 shtetet e EJL shohin një varietet mes 1.2 % Kroacia dhe 3.8 % Maqedonia, gjatë 2016, me 4 shtete të tjera që pritet rritje 3%, referuar raportit të qershorit të BB.

Maqedonia ka një performancë relativisht më të mirë se sa fqinjët e saj për vitet e fundit, kjo falë investimeve të huaja direkte dhe zonave të saj të lira teknologjike, si dhe investimeve publike stimuluese.

Sa i përket vendit tonë, raporti tregon rritjen e parashikuar për vitin 2016 dhe 2017, përkatësisht me 3.5 %, parashikim ky i cili nuk ka ndryshuar nga rishikimi i fundit për periudhën afatmesme, raporton Monitor.

Aktiviteti ekonomik në rajon është parashikuar të forcohet gradualisht dhe kërkesa e brendshme pritet të vazhdojë të përmirësohet, me të ardhura të disponueshme në rritje, kosto e energjisë të mbetet e ulët, si dhe inflacioni i ulët që lejon shkurtime të mëtejshme të normës sipas politikës monetare, thekson Banka Botërore.

Teksa aktiviteti në eurozonë duket i qendrueshëm, eksportet pritet të rriten. Disa vende në rajon – si Kroacia, Rumania dhe Sllovenia – duhet të përfitojnë shuma të konsiderueshme nga fondet strukturore të BE-së.

“ Megjithatë, së paku në terma afat-shkurtra, kreditë e larta me probleme dhe barra e rëndë të borxhit, do të vazhdojë të kufizojë rritjen e kreditimit. Borxhi i qeverisë i ngritur do të kufizojë nga ana e mbështetjes fiskale, për rritje të mundshme, në vende si Shqipëria, Kroacia, Hungaria, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe Serbia “- thuhet në raportin e fundit të BB-së.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *