Banka Botërore ka bërë sot publike shifrat e raportit periodik për zhvillimin ekonomik të vendeve të Europës Juglindore. Në raport thuhet se gjatë këtij viti, Shqipëria shënoi një rritje ekonomike prej 0.8 për qind, shifër e cila parashikohet të rritet në 1.6 për qind vitin e ardhshëm.
Në raport vihet theksi tek pagesat e pashlyera të sektorit publik, ndërsa thuhet se rënie janë shënuar në sektorin e industrisë dhe atë të bujqësisë.
Në tërësi, Europa Juglindore cilësohet si një zonë e prekur nga kriza ekonomike. Pasiguria në zonën euro shikohet nga BB si një kërcënim për ekonominë e vendeve të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.