Gazetarët në të gjithë botën kanë tentuar pas sukses që hapin sot faqen online të BBC-së. Rrjeti britanik i njohur për lajmet e shumta nga e gjithë bota dhe një burim i rëndësishëm informimi ka rënë pre e sulmeve kibernetike.
“Të gjitha faqet e internetit të BBC-së ishin të bllokuara sot në mëngjes për shkak të një sulmi kibernetik”, njoftoi kanali televiziv në një artikull të publikuar në seksionin “Teknologji” të faqes së tij të internetit.
“Faqa e BBC-së tashmë është në funksionim normal. Ne kërkojmë ndjesë për këtë shqetësim”, deklaroi më pas një zëdhënës i kanalit televiziv në një komunikatë./Dita/
