Një raketë kineze e cila po lëviz në mënyrë të pakontrolluar në hapësirë, rrezikon që të bjerë në tokë në orët e para të së dielës, ndërsa mes vendeve që janë në zonën e kuqe të hartës, është edhe Shqipëria.
Siç shihet dhe në hartën e publikuar nga BBC jashtë rrezikut mbeten vetëm disa qytete të veriut të Shqipërisë, përfshirë dhe Europën qëndrore dhe atë veriore.
Ndërkohë që sa i takon mundësisë së shkatërrimit të saj, pa rënë në kontakt me tokën, shanset janë të pakta. Kjo pasi ushtria amerikane nuk ka plan për t’i qëlluar mbetjet e një rakete të madhe në atmosferë.
Duke folur para gazetarëve, shefi amerikan i Mbrojtjes tha se shpresa është që raketa të bjerë në ujë dhe se sipas vlerësimeve të fundit, ajo do të bjerë në sipërfaqen e Tokës mes së shtunës dhe të dielës.
“Ne e kemi aftësinë për të bërë shumë gjëra, por nuk kemi një plan për ta qëlluar atë në momentin kur po flasim. Kemi shpresa se do të bjerë në një vend ku nuk do ta dëmtojë ndokënd. Shpresojmë në oqean ose në një vend të ngjashëm”, shtoi ai.
Ndërkohë, gazeta kineze, “Global Times” shkroi se raportet se raketa është jashtë kontrollit janë hiperbolizim perëndimor dhe se nuk ia vlen që të bëhet panik për këtë situatë.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin ka sqaruar sot se raketa nuk do të shkaktojë dëme, pasi sapo të futet në atmosferë do të shkatërrohet, shkruan Reuters.
“Kjo lloj rakete ka një strukturë teknike speciale dhe pjesa më e madhe e komponentëve do të shkatërrohen dhe zhduken përpara se të hyjnë në atmosferë. Probabiliteti që të shkaktojë ndonjë dëm në aktivitetet ajrore apo në tokë është shumë i ulët”, tha Wang Wenbin, zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Kinës.

o.j/dita

Keta qinezet po na cajne bythen
Mall Kinez njesoj si vaksinat qe po na mbushin mendjen se jane te efekteshme
Lulzim Basha uron te bjere ne KQZ-ja qe te perseriten zgjedhjet.
Mos jo zbie rrufeja ne hale
Se mos bie në Malin me Gropa dhe na bën ndonjë hata, larg qoftë, duke rën mbi presidentin më të mirë të vëndit dhe na le komisionin hetimor të shokut Taulant Balla pa objektin e hetimit dhe kush shpik një shashkë tjetër për të tërhequr vëmëndjen nga tërmeti zgjedhor dibran në të gjithë vëndin në 25 prill dhe do të hapen telashe për Kryedamjanin e tërmetit , shokun Edi Rama.
Një vit pas virusit Kina po na çon edhe raketën
Sic na i kane cuar me pare amerikanet dhe ruset, kur pjese te raketave te tyre binin ne toke nga atmosfera, per fat deri tani pa deme serioze.
Persa i perket virusit, pak me ngadale me sigurine tende te sigurte! A na e coi Kina apo ndonje tjeter, shife vete njehere se kush ka me shume interes ne perdorimin e kesaj arme!
Kina le te mbaje ato qe ka per te mbajtur, shtypjen e protestave ne Hong Kong dhe masat ne Ujguri. Por jo dhe pislliqet tona perendimore!
Kina siguron qe kur te bij raketa ne toke nuk do te shkaktoje dëme.
TE KINI BESIM TEK KINA. MOS KINI FRIKE se nuk ndodhe asgja kur bjen nji rakete nga qielli ne toke.
Paul Tedeschini, keshtu na siguroi edhe per virusin. A ka pare kush hajer nga komunistet? Eshte njesoj sikur te thuash qe Gramoz Ruçi ne nje parlament pluralist behet kryetar, por nuk ben dem.
Lexon Paul Tedeschini dhe qetesohesh.
Pordhet varg…
Me siguri bie mbi SHQUP ,kur Saliu planifikon sulmin mbi kryeministri e kordinim të protestave me LSI .
Me siguri bie mbi deputetet e mbledhur per te votu miliona dollare grabitje me ppp e kompani koncesionare, pa tjeter qe koka e kesaj anije hapsinore nevojtore do te bie mbi koken e kreut te superkorrupsionit shqiptar te projektuar nga eterit e te zbatuar nga femijet e xhelatet e tyre. Ceshtje kohe
“ok”;
duhet t’a kesh shume te madhe ullukun e bythes t’i, perderi sa matesh me kinezet .