BBC raporton për arratisjen e 7 të burgosurve në Shqipëri

redaktor

BBC i ka kushtuar vëmendje lajmit të arratisjes së shtatë të burgosurve në Shqipëri. Në një artikull të publikuar pak minuta më parë thuhet se ka nisur një kërkim në Shqipëri nga policia pas arratisjes së të burgosurve.

BBC i referohet deklaratës së Ministrisë së Brendshme ku thuhet se këta persona janë të armatosur dhe të rrezikshëm ndërsa vuanin dënimin me burgim të përjetshëm.

“Janë vendosur postblloqe në rrugë. Forcat Speciale janë nisur drejt zonës së Drenovës ku ndodhi ngjarja, 180 kilometra nga Tirana, në juglindje. Njëri prej të arratisurve është prangosur ndërsa janë kontaktuar edhe policitë e Maqedonisë dhe të Greqisë. Deklarata e Ministrisë njofton emrat e tyre dhe faktin se janë larguar rreth orës 19:30 por pa dhënë detaje për mënyrën e arratisjes”, thotë BBC.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *