Bashkimi Europian anulon samitin për Greqinë

anazapta

Takimi i liderëve të Bashkimit Evropian që ishte parashikuar të mbahej për krizën në Greqi është anuluar.

Cka do të thotë se, çështja e mandatit të negocimit do t’i transferohet Samitit të Eurozonës. Kjo vlerësohet se është një shenjë e mirë, pasi Samiti vetem me 19 anëtarët e zonës euro do të finalizojë më mirë negocimet.

Finlanda ka refuzuar në mënyrë kategorike një tjetër paketë ndihme për Greqinë, ndërsa Gjermania ka propozuar një plan për daljen e saj të përkohshme nga eurozona.

Por, pavarësisht këtij fakti Finlanda e ka të pamundur të bllokojë marrjen e një vendimi pro Greqisë, pasi Banka Qendrore Europiane dhe Komisioni Evropian mund të bëjnë një kërkesë, duke çuar në një marrje vendimi me shumicë të cilësuar. Nga ana tjetër, pesha e Finlandës në Mekanizmin Europian të Stabilitetit është e ulët. Reagimi i Finlandës pro Grexit, gjykohet të jetë i ashpër për shkak të ekstremistëve, që dolën ne vend të dytë përgjatë zgjedhjeve legjislative të muajit prillit, të cilët kërcënojnë gjithashtu edhe për rrëzimin e koalicionit qeverisës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *