BE bllokon sërish Rusinë. NATO llogari për raketat bërthamore

editor

Rusia vazhdon të mbetet nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve. Pas reagimeve të SHBA-së, BE ka rikonfirmuar masat ndaluese kundër veprimeve të Rusisë në Lindje të Ukrainës, duke u fokusuar sërish në personazhe e kompani ruse. Kështu lajmi i fundit vjen nga Komisioni Europian, i cili ka  publikuar emrat e 8 rusëve dhe 3 kompanive për të cilat janë ngrirë asetet financiare.  Ndër të tjera, cituar nga faqja online “Top Channel”,  spikatin edhe mbështetësit kryesorë të presidentit Vladimir Putin.

Në listë figurojnë Arkady Rotenberg, partner i Putinit në lidhje me sportin e xhudos, Yury Kovalchuk dhe Nikolai Shamalov, dy aksionerët më të mëdhenj të Bankës së Rusisë, si dhe një kompani në Shën Pjetërburg, e cila u zgjerua me shpejtësi pasi Putin mori pushtetin. Mes kompanive janë edhe Banka Kombëtare e Tregtisë Ruse, e cila ishte e para bankë ruse që hyri në Krime, ndërkohë që firmat e tjera janë prodhuesit e armëve kundërajrore, Almaz-Antey dhe linja ajrore Dobrolyot, e cila operon me fluturime nga Moska drejt Simferopolit në Krime. Deri më tani numri i personave pjesë e sanksioneve ka arritur në 95 ndërkohë që, 23 kompani kanë parë të ngrira asetet e tyre.

Ndër motivet e këtyre sanksioneve, krahas konfliktit në Ukrainën Lindore, evidentohet edhe përfshirja e rebelëve rusë në rrëzimin e avionit malajzian MH17 më 17 Korrik. Dyshimet se rraketa prej së cilës ka ardhur shpërthimi në ajër i avionit, dyshohet të ketë ardhur pikërisht nga depot ruse të armatimeve.

 

NATO: Respektoni Traktatin e Kontrollit të Armëve Bërthamore

Një tjetër organ i rëndësishëm ndërkombëtar, NATO ka reaguar ndaj Rusisë, duke i kërkuar asaj llogari në lidhje me zbatimin e Traktatit të Kontrollit të Armëve Bërthamore të 1987-ës.

”Shtetet e Bashkuara të Amerikës informojnë se Rusia nuk ka përmbushur detyrimet e saj sipas këtij traktati, që ndalon posedimin, prodhimin dhe testimin e raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi”- është shprehur në një deklaratë publike,  sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Sipas tij respektimi i këtij traktati bën të mundur rritjen e nivelit të sigurisë ndërkombëtare, përfshi këtu edhe atë të vetë Rusisë./A.V

Share This Article
2 Comments
  • e gjithe bota e di qe SHBA dhe BE qene shkaktaret e ketyre trazirave,sic qene shkaktare me gjeorgjine, irakun,afganistanin,sirine, libine dhe lista vazhdon pa fund. gazetat tona shkruajne genjeshtra me bisht, propagandojne pa mare parasysh se njerezit dine te lexojne dhe te shkruajne? T U R P

    • Te gjithe kane te drejte te jetojne te lire ne vendin e tyre, pa patur nderhyrje nga jashte. Mos do te thuash se Rusia nuk nderhynte ne punet e brendeshme te Ukraines? Si do te te dukej sikur BE dhe SHBA te nderhyjne qe Greqia te mos na fute hundet ne punet tona? Sa per genjeshtrat qe shkruajne gazetat, ate e di dhe bufi, por gjithsekush ka mundesine te ndaje shapin nga sheqeri, apo jo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *