BE dënon sulmin ndaj Vuçiçit: Ka ardhur koha e pajtimit

Dita

Në një kohë që BE po përpiqet të shmangë ndikimin sllav në rajonin tonë, Vuçiç zgjodhi që për herë të parë të shkojë në Srebrenicës dhe madje të kërkojë edhe falje për atë që ndodhi vite më parë.

Edhe pse në sytë e nacionalistëve serb duket si përulje, duket se kjo vizitë i ka dhënë shumë pikë Vuçiç në sytë e eurodeputetëve.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogerini, ka dënuar aktin e dhunës kundrejt kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, duke përshëndetur solidaritet e tij dhe zgjedhjen për të marrë pjesë në 20-vjetorin e Srebrenicës.

“Shpreh mirënjohjen time për Vuçiç, i cili bëri zgjedhjen historike për të qenë prezent në Srebrenicë”, ka shkruar Mogerini në Tëitter. “Paqja mund të ndërtohet vetëm me anë të pajtimit të ndërsjellë”, shkroi ajo.

Edhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Tornbjorn Jagland, e dënuan sulmin me gurë, në kryeministrin serb, gjatë përkujtimit të viktimave të Srebrenicës në Potoçar. “E dënoj sulmin e sotëm në kryeministrin Aleksander Vuçiç. Potoçari duhet të jetë një vend i pajimit, bashkimit, e assesi i dhunës”, shkroi Jagland në Twitter.

Share This Article
3 Comments
  • CFARE KOHE PAJTIMI THOTE KJO DEBILJA.

    PAJTIMI NUK MUND TE KRYHET PA

    1. SERBIA TE KERKOJE PUBLIKISHT FALJE

    2. SERBIA TE NDJEJE REALISHT PENDESE BRENDA VEHTES.

    3. SERBIA TE “DEMILLOSHEVICOHET”, NJE PROCES I NJEJTE ME
    DENAZSTIFIKIMIN E GJERMANISE PAS LUFTES II-TE BOTERORE

    4. SERBIA TE DEMSHPERBLEJE NJEREZIT DHE SHTETET QE KA DEMTUAR.

    PA KETO 4 KUSHTE PAJTIMI ESHTE NJESOJ SIKUR VIKTIMAT TE VRITEN PER SE DYTI.

  • Urat e paqes, mirbesimit e miqesise s’mund te ndertohen nga arkitektet e armiqesise e genocidit, nje nder te cilet eshte edhe Vucic
    Vajtja e tij ne Srebrenice ishte nje rivrasje per tere ata martire boshnjake.Ne nje moment kur tere bota e konsideron vrasjen masive te njerzve te pafajshem ne Srebrenice si genocid. Ky ithtar i zellshem i Sheshelit e i Milloshit, jo vetem qe s’e quan genocid, por duke bere homazh ne memorialin e te shfarrosurve nga serbet duket se kur thote” Une qe dikur ju vrava “naten” tani po ju qaj “diten”
    Qendrimi i Mogerinit sot po me doket si qendrimi i “paqeruajtesve” hollandeze dje ne kete masaker, te cilet me gjakftohtesi benin sehir se si masakroheshin nga serbet masa te tera boshnjakesh, a thua se keta nuk ishin aty pikerishte per te parandaluar nje gje te tille!?
    Pamjet qe sot transmetuan shum medie te botes, vertet jane tronditese!? Nuk ishte aspak e kendeshme paraqitja ne ekran e Vucicit ne ate gjendje! Per kete nuk fajsoj aspak boshnjaket. Faji eshte i politikes sebe qe duhet ti bej mire llogarite me nje popull te martirizuar historikishte nga serbet dhe jo vetem boshnjaket. Pas atij genocidi te tmerrshem c’priste tjeter VUcic ndaj tij!? Ne nje ndeshje futboolli dikush nga shqiptaret leshoj nje flamur te ideuar prej tij si flamuri i Shqiperis se madhe, serbet jo vetem qe e quajten provokacion por ishin gati qe lojtaret Shqiptare te mos i linin te dilnin gjalle nga stadiumi!!!!!
    Si mund ti harroj kaqe lehte populli boshnjake, por edhe tere bota, egzekutimet e njerezve te pafajshem ,gra, burra , femije, faji i vetem i te cileve ishte se nuk donin te jetonin me nen Jugosllavin qe po shperbehej? Si munde te harroje kaqe lehte bota e boshnjaket kur egzekutimet deri edhe femije ne gji beheshin vetem se keta nuk ishin te krishtere?
    Ky brez politikanesh serbe nuk e ka moralin te marre inisjativen per te vendosur urat e miqesise midis tyre e boshnjakeve! S’ mundet qe agresori te fale viktimen!? Nese do te kete nje inisjative te tille, ajo i takon vetem viktimes !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *