BE dhe Japonia traktat për tregtinë e lirë, kundërpërgjigje ndaj SHBA-së

Gazeta Dita

Bashkimi Evropian dhe Japonia arritën sot në një marrëveshje politike për një traktat të tregtisë së lirë, një përgjigje e përbashkët për tendencat proteksioniste të SHBA-së.

“Ne kemi arritur një marrëveshje politike në nivel ministerial. Ne rekomandojmë tashmë për drejtuesit ta konfirmojnë këtë gjatë samitit BE-Japoni parashikuar nesër në Bruksel”, konfirmoi komisionerja evropiane për Tregtinë, Cecilia Malmstrom pas një takimi me ministrin japonez të Punëve të Jashtme, Fumio Kishida.

Samiti, që do të zhvillohet nesër, do të mbledhë presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, atë Këshillit Evropian, i cili përfaqëson shtetet anëtare, Donald Tusk si dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe.

“Ne kemi mundur të konfirmojmë arritjen e një marrëveshjeje kornizë”, deklaroi Kishida për gazetarët japonezë në Bruksel, sipas stacionit televiziv japonez, NHK.

Evropianët dhe japonezët kanë larguar çdo dyshim për një marrëveshje politike para zhvillimit të G20-s që do të zhvillohet të premten dhe të shtunën në Hamburg të Gjermanisë.

Njoftimi i një marrëveshjeje të tillë pikërisht para samitit ju mundëson atyre të dërgojnë një sinjal të fortë në mbështetje të tregtisë së lirë në pjesën tjetër të botës, veçanërisht për presidentin amerikan, Donald Trump, politika proteksioniste e të cilit ka shqetësuar partnerët e saj.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *