Liderët e BE-së kanë arritur një marrëveshje me Turqinë në lidhje me refugjatët. Sipas marrëveshjes, duke filluar që prej 20 marsit, refugjatët ilegalë që shkojnë në Greqi do të ridërgohen në territorin turk.
Si pjesë e paktit, Ankaraja do të marrë angazhime më të vendosura për të marrë 3 miliardë eurot shtesë në fonde, gjë që do të thotë se do të marrë 6 miliardë euro ndihma para 2019-ës.
Në të njëjtën kohë Brukseli do të rihapë negociatat e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Europian, që kanë qenë në stanjacion përgjatë një dekade. / DITA
