BE dhe Ukraina do të hetojnë së bashku krimet e dyshuara të luftës ruse dhe krimet kundër njerëzimit
Bashkimi Evropian ka njoftuar të hënën se ka krijuar një ekip të përbashkët hetimor me Ukrainën për të hetuar krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia. Iniciativa vjen edhe pas publikimit të imazheve tronditëse nga Bucha pas tërheqjes së forcave ruse nga zona.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen i ofroi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ngushëllimet e saj për “vrasjet e tmerrshme” që u zbuluan gjatë fundjavës në ato që ajo i përshkroi si “pamje të tmerrshme,” në një njoftim për shtyp.
“BE-ja është e gatshme të përforcojë këtë përpjekje duke dërguar ekipe hetimore në terren për të mbështetur shërbimet e prokurorisë ukrainase. Eurojust dhe Europol janë të gatshëm të ndihmojnë”, tha ajo.
“Një përgjigje globale është e nevojshme. Ka bisedime të vazhdueshme ndërmjet Eurojust-it dhe Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të bashkuar forcat dhe që Gjykata të jetë pjesë e Ekipit të Përbashkët të Hetimit. Një qasje e tillë e koordinuar nga autoritetet ukrainase, BE-ja, Shtetet Anëtare dhe agjencitë e saj dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale do të lejojë që provat të mblidhen, analizohen dhe përpunohen në mënyrën më të plotë dhe efektive të mundshme.
“Kam ngarkuar Komisionerin e Drejtësisë Didier Reynders të ndjekë dhe të kontaktojë me Prokurorin e Përgjithshëm të Ukrainës.
“Komisioni do të sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme teknike dhe financiare për të gjitha hetimet e udhëhequra nga BE,” deklaroi presidentja e KE-së.
a.m/dita

Do te jete nje hetim “i pavarur”, kjo eshte e sigurte! Miresetevij hetimi, por do te ishte me è besueshne gjykata te hetonte edhe krimet ne lindjen e mesme.
Ju te BE e keni si zakon qe te HETONI VIKTIMAT DHE JO AGRESORET.
Sot kur shihni qytetaret neper rruge me dyar lidhur te vrare nga ruset,,poor neser Propaganda sllavo-ruse ben Mrekulline.Nuk eshte cudi qe Zelenskin ta shohim TE PANDEHUR NE HAGE,,ashtu si Thacin dhe gjithe udheheqesit e qendreses ne Kosove.