BE do financojë linjën e interkonjeksionit 400 Kw Shqipëri-Maqedoni

redaktor

Bashkimi Europian do të financojë linjën e interkonjeksionit 400 Kw mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, i cili ka konfirmuar nga Vjena se financimi i linjës do të mbështet dhe garantohet nga BE-ja.

Në takimin mes ministrave të Energjisë të Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, Shqipëria u përfaqësua nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në cilësinë edhe të drejtuesit të Presidencës së radhës në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë.

Në fjalën e tij, ministri Gjiknuri njohu të pranishmit me hapat që po ndërmerr Shqipëria në kuadër të reformës në sistemin energjitik dhe projektet e lidhjes me linjat e transmetimit me vendet fqinje, si ajo me Kosovën që po ndërtohet dhe shumë shpejt linja me Maqedoninë.

“Ne duam mbështetje edhe për gazsjellësit Trans-Adriatik, TAP dhe Iaonian-Adriatik, IAP, – ka thënë Gjiknuri, – pasi në Shqipëri projektet e energjetikës janë prioritare”.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *