Në fillim të shkurtit, Kina dhe Rusia lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se marrëdhënia e tyre ishte pa kufij. Pas këtyre deklaratave, udhëheqësit evropianë nuk e fshehën shqetësimin duke e parë si manifest për të ripërcaktuar rendin ndërkombëtar. Dhe vetëm disa disa javë më vonë, Presidenti Putin pushtoi Ukrainën.
Zyrtarët perëndimorë tani besojnë se Moska i ka kërkuar Pekinit ndihmë ushtarake dhe të tjera ndihmesa për të zbutur goditjen e sanksioneve. Burimet nga BE thonë se von der Leyen do t’i kërkojë presidentit Xi që të refuzojë kërkesa të tilla ruse dhe në vend të kësaj të përdorë fuqinë e Kinës për t’i dhënë fund luftimeve, duke argumentuar se dëmi në ekonominë globale nuk i sjell dobi askujt, raporton BBC.
Por ministri i jashtëm i Kinës e ka lavdëruar Rusinë këtë javë për atë që e cilësoi ‘parandalimin e një krize humanitare në shkallë të gjerë’ dhe këmbënguli se marrëdhënia me Moskën po shkonte në drejtimin e duhur. Zyrtarët e Brukselit nuk presin një marrëveshje të rëndësishme nga bisedimet virtuale, duke shpresuar se Kina do ta orientojë Putinit që të heqë dorë nga përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë, siç janë ato bërthamore.
a.m/dita

Ju te BE mender te Hani ate qe dhisni vete, Kina nuk da tja dij è fare per ju, bile dhe Ameriken nuk do tja dij e fare. Na ishte nje here Amerika kurse tani po i shket toka nene kembe pasi Kina po è kalon si potence ekonomike, plus tani po afrohet India, Pakistani qe te treja bashke bejne gjysmen e popullsise globale. Per Kinen BE eshte nje pike uji ne mes te detit. Duhen bisedime è dakortesi per paqe, harmoni e levizje te lire te njerzeve e te mallrave, keshtu popujt Jane me afer njeri tjetrit. Boll me demagogji e propaganda per ndarje e percarje.