“Kërkojmë ndjesë”, BE dhe UNDP tërhiqen nga projekti për shtëpinë e Xhafer Devës: “Na vjen keq për çdo fyerje të paqëllimtë”

Amelda Amelda

 

Bashkimi Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim janë tërhequr nga projekti për rinovimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë si dhe kanë kërkuar falje për çfarëdo ofendimi të paqëllimshëm.

Zyra e BE-së në Kosovë bën të ditur se ka përcjellë me kujdes shqetësimet pas vendimit për restaurim të shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, bashkëpunëtor i nazistëve.

Ministria e Kulturës kishte vendosur se do ta rindërtonte objektin në qendër të qytetit të Mitrovicës me fonde të përbashkëta të UNDP-së dhe BE-së. Mirëpo reagimet nga aktorë të shumtë vendorë e ndërkombëtarë, ka bërë që BE dhe UNDP të tërhiqen nga ky projekt.

Pjesë nga deklarata e përbashkët:

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Bashkimi Evropian (BE) i kanë përcjelle me vemendje shqetësimet pas njoftimit për restaurimin e një lokacioni të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë që lidhet me pronarin e mëparshëm Xhafer Deva, e kaluara e të cilit si bashkëpunëtor i nazistëve është komentuar shumë gjatë ditëve të fundit. 

Synimi i projektit ka qenë gjithmonë të bashkojë komunitetet dhe të kontribojë në kohezionin social duke përdorur trashëgiminë kulturore si instrument për dialog ndërkomunitar dhe duke rivendosur trashëgiminë kulturore në shfrytëzim të komuniteteve.

UNDP dhe Bashkimi Evropian shprehin keqardhje të sinqerte për çdo ofendim të paqëllimshëm të shkaktuar permes njoftimit për fillimin e punimeve por duke mos e cekur sfondin historik të Xhafer Devës.

UNDP dhe BE dënojnë fuqishëm antisemitizmin dhe ksenofobinë dhe manifestimet e tyre te shumta, duke përfshirë rritjen e intolerancës dhe fanatizmit ndaj pakicave etnike dhe komuniteteve të cenueshme.

Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të pambrojturit, të promovojmë të drejtat themelore të njeriut dhe të mbështesim lirinë, dinjitetin, dhe të luftojmë dezinformimin. UNDP së bashku me BE-në, kanë pezulluar punën në lokacion. Ne jemi në kontakt me të gjitha palët e përfshira dhe po e rivlerësojmë rolin dhe kontributin tonë”.

Më herët ambasadori gjerman në Kosovë e konsideroi këtë projekt, mënyrën e gabuar për kujtesën e historisë.

a.m/dita

Share This Article
11 Comments
  • Hapin nje konto edhe e meremetojme pa ndihmen e tyre se antisemitet ishit vete ju evropianet e jo xhafer Deva qe shpetoj gati gjithe yahoudit e kosoves e te shqiperise, plus gjithe ato te tjeret nga evropa qe erdhen deri ne trojet shsiptare!

    • Xhaferr Deva ka qene nazi-fashist. Deva dhe te tjeret si ai nuk kane shpetuar asnje cifut,. perkundrazi.

  • Mire beri qe e futi bishtin ne shale Osmanllesha. Po demokratin tone te madh Mid’had Frasheri, a ka ndonje shans t’ja bashkangjisim Xhaferrit qe te behen nje sorrë me dy krena.

  • BE dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim janë tërhequr nga projekti për rinovimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, jo për ndonjë arsye tjetër, as pas reagimit të ambasadorit gjerman në Prishitnë, por thjesht pas kundërshtimiit të Serbisë. Ky është një fakt i pokontestueshëm, përderisa ne shqiptarët edhe njëherë duhet ta kuptojmë se ndërkombëtarët janë pro Serbisë dhe kundër të gjithë shqiptarëve!

  • Nese pushtimi i gjysmes liundore te Europes nga sllavet ka qenë i mire atehere edhe Xhaferr Deva ka vepruar gabim.

  • Talibanet e ri nuk bejne gje tjeter pos prishjen e veprave te partise tjeter… prishet nje shtepi i ngritur ne vitin 1930 se dikur aty ka banuar xhafer Deva i cili ne kosove mbahet mend vetem per luften per kosoven kunder armikut serbe kunder komunizmit . Cudi pse ambasadori german nuk u degjuar kur germania meremetoj me milliona vendet e nazizmit ne germani? Apo monumentet fashist n’itali! Jo jane ba vetem si talibanet qe dinamikuan Budat ne afganistan sepse ishin te nje fe tjeter… ambasadori german ka nje agjenda tjeter ate te diskreditit te kosoves me tezat serbe … qe kosova te pranoje te papranushme! Cudi sa te ndjeshme na jane ambasadoret per kete shtepi , edhe pse Deva shpetoj gati gjithe hebrenjt qe u strehuan ne kosove, e nuk na jane per kishat serbe qe perfasojne edhe ma zi se kjo shtepi per popullin shqiptar opresionin e shfarosjen aktive te popullit tone ne kosove!
    Asnje cudi per disa shqipfoles alla baton e veton qe tradhetin karshi kombit e kane te dokumentuar ma zi se xhafer Deva , duke dalluar perkrah te miloshit e stanishiqit qe per ne ishin ma zi se SS et e germanise

    • Lili , ti duhet te jesh ose e paditur , ose e ben qellimisht. Qe ta marresh vesh ; Nqs duhej bere ajo qe na sugjeron ti, te siguroj qe sot Shqiperia dhe Kosova do te ishin zhdukur nga harta. Nazizmi dhe fashizmi si pushtues u munduan te manipulonin dhe te perdorin per interesat e tyre shqiptaret duke perdorur “karten” e Shqiperise se madhe ne nje kohe mjaft te rrezikshme per vete shqiptaret. Ja mendo sikur ne te ishim rreshtuar me fuqite humbese te Luftes se Dyte Boterore. Do ishte nje argument per serbet dhe greket per te na masakruar si komb. Lexo per perplasjen qe beri E. Hoxha me ministrin grek Caldaris ne Konferencen e Paqes ne Paris dhe do me besosh. Prandaj Lufta Nacional -Clirimtare ishte nje Lufte e drejte , kunder pushtuesve e tradhetareve te vendit si puna e Xhafer Deves qe pergjaku Tiranen.Kjo lufte u dogji letrat ne dore greko-serbeve. Realiteti i sotem eshte shume me i qendrueshem dhe ne shqiptaret , me te drejten tone dhe aleatet si Amerika qe e bekofte Zoti , kemi Kosoven e lire nga okupatori serb, dhe gradualisht do te shkojme drejt Shqiperise Natyrale, Enderr shekullore e cdo shqiptari.

  • Mire qe u terhoqen por duhet analizuar nga ministria e kultures e Kosoves dhe keto organizata nderkombetare. Pse nuk e dinin per Xhaferr Deven, minister i brenshem ne qeverin kuislinge te Tiranes ne kohen e nazizmit gjerman, njohes me Hitlerin, organizatori i batalionit SS ne Kosove, organizatori dhe ekzekutori si minister i brendshem i masakres se 4 shkurtit 1944 ne Tirane ku u vrane e u masakruan 84 te pafajshem. Po pse nuk ka ne Mitrovice ndertesa analoge qe te rregullohen e mirembahen por u gjet kulla e nje krimineli me damke e nazist i Hitlerit? Donin t’i benin monument me kullen e tij qe Xhaferr Deva te kujtohesh e mos harrohesh me kullen e perteritur. Kjo nuk eshte kaq e thjeshte, pasi forcat e errta po gjallerohen, po perpiqen te organizohen e ku munden koken po nxjerrin, prandaj Popuj jeni vigjilent. Gjermania e ka vuajtur shume nazizmin, prandaj gjermani dha sinjalin, eshte sizmograf shume i ndjeshem.

  • Me kete veprim Europa u thote pushtetereve tane,per veprimet e kryera ne reabilitimin e figurave kolaboracioniste:Tu japesh te gjitheve te jetuarve vend vari eshte njerezore e hynor.Reabilitimi i tyre dhe vleresimi jane jo vetem “humbje kujtese” por edhe tallje me sakrificat e njerezve qe luftuan kunder fashizmit e nazizmit.Do te ishte ne nderin e tyre reflektimi ne dobi te kujteses se popujve per bemat e fashizmit e nazizmit.

  • Fitorja, ne mund te quhet fitore, i perket Gazetes DITA, e cila e ka sensibilizuar ne menyre te shkelqyer te gjithe opinionin shqiptar, i cili me te drejte ka reaguar ndaj perpjekjeve, qe bejne pinjollet e bashkepunetoreve te zellshem me nazi-fashiset e L2B, per tu rehabilituar.
    Xhafer Deva nuk qendron me lart se mit’hat be Frasheri dhe ish tradhetari ”mbret” (ahmet beu) si antishqiptare dhe armiq te Shqiperise!
    Kane vesh dhe sy qeveritaret tane, qe po i ngrene monument gruas se ahmet beut tradhetar? Per cfare?!

  • @Baca Adem
    Te falenderoj per komentin real!
    Atdhetarizmi i Enver Hoxhes ne Konferencen e Paqes ne Paris, perplasja me Caldaris dhe argumentet e Tij ne lidhje me LNCL, jo vetem, qe i theu hunden shovinistit grek, por argumentoi ate, qe ju e cilesoni me te drejte: Lufta NCL ishte dhe mbetet e DREJTE, vendosi themelet e ndertimit te Shtetit Shqiptar, e ndertoi kete shtet, deri dje te neperkembur nga Fuqite e Medha, u faniti oreksin shovinisteve fqinje dhe e beri Shqiperine me fame, duke perballuar çdo bllokade dhe sulm diversionist te panderprere…
    Vetem per kete akt Ai meriton nje permendore ne mes te Tiranes!
    Nese Shqiperia nuk do te ishte rreshtuar ne anen e Bllokut Antifashist ne L2B, kufijte e sotem te Shqiperise dhe te Kosoves, siç ju e theksoni, nuk do te ishin siç jane sot, por do te ishin bere sallate dhe Shqiperia nuk do te ekzistonte, ndoshta do te ishte nje ”Palestine” e Ballkanit…
    Ne themelet e asaj Lufte per liri te popullit shqiptar qendron garancia e se ardhmes per popujt tane ne Shqiperi, Kosove, Malin e Zi dhe MV – per te qene neser Shqiperia Natyrale dhe jo ”Shqiperia e Madhe”, siç propagandohet prej shovinisteve serbo-greke.
    Karta e ”Shqiperise se Madhe” eshte perdorur, ashtu sic ju me te drejte shkruani: per interesat e pushtuesit dhe jo per interesin e vet shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *