Çdo shtatë vjet vendet anëtarë të Bashkimit Evropian grinden me Komisionin e BE-së dhe me Parlamentin Evropian për ndarjen e shumave të parave që i takojnë secilit shtet.
Ndryshe nga planet e vendeve anëtare që përpilohen vetëm për një buxhetin njëvjetor, buxheti shumëvjeçar është futur në vitet ‘80 nga ish-presidenti i komisionit të BE-së, Xhakues Delor, për të pasur një mbarëvajtje të planeve për programet e ndihmave të BE-së.
Komisioni kërkon frenimin e pagesave neto
Buxheti financohet në pjesën më të madhe nga kontributet e shteteve anëtare. Shtetet që paguajnë më shumë në arkën e përbashkët se sa tërheqin mbrapsht nga masat mbështetëse dhe nga subvencionet, duan mbulimin e shpenzimeve. Shtetet që marrin nga Brukseli më shumë se sa kanë paguar, kërkojnë të ardhura të tjera shtesë. Parlamenti Evropian, Komisioni i BE-së dhe administrata në Bruksel përpilojnë buxhetin. Ndërsa Komisioni bën mbylljen e bilanceve, çdo vend anëtar përpiqet të marrë edhe ndonjë gjë tjetër për vete. Në këtë fazë ndodhen tani bisedimet midis vendeve anëtare dhe organizmave evropiane.
Ditën e enjte do të zhvillohet edhe takimi i nivelit të lartë të BE-së, i cili pritet që të sjellë zgjidhjen e situatës. Nga viti 2014 deri më 2020-n, buxheti i përbashkët do të përmbajë sipas projektit të Komisionit të BE-së, 143 deri në 151 miliardë euro. Kjo i përgjigjet 10% të aktivitetit të përbashkët ekonomik. Pra, për shtatë vjet shuma arrin vlerën gjigante prej një bilion eurosh. Vetëm Gjermania do të japë nga buxheti i vet shtatë vitet e ardhshme, rreth 2.3 bilionë marka.
Subvencionet përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve
“BE-ja duhet të bëjë më shumë për të fituar pikë te qytetarët e saj. Është e vërtetë që qeveritë janë përpjekur të mësojmë nga kriza. Ato duan të vendosin disiplinë buxhetore për të arritur një koordinim më të mirë të politikës ekonomike, por nëse bëhet fjalë për solidaritet në nivel evropian, atëherë unë nuk e shoh këtë zell. Kjo çon në një mungesë mbështetjes për të gjithë projektin e përbashkët evropian”, argumenton Hoze Baroso.
Rreth 80% e fondeve buxhetore të Bashkimit Evropian shkojnë mbrapsht te shtetet anëtare si subvencione dhe programe mbështetëse. 20% jepen për detyrat e përbashkëta si politika e jashtme, autoritetet e ndryshme, parlamenti dhe administrata. Zërat që shkaktojnë shpenzimet më të mëdha janë subvencionet agrare, mjetet për mbështetjen strukturore, paratë që jepen për projektet e ndërtimit dhe programet e nxitjes. “Bashkimi Evropian për fushën studimore, inovacionet dhe punësimin dëshiron që në të ardhmen të japë edhe më shumë, por kjo po dështon prej kundërshtimeve të donatorëve të deritanishëm”, thotë Raimer Bog, ekspert i CDU-së për çështjet e buxhetit në Parlamentin Evropian.
Britanikët nuk e pranojnë rritjen e buxhetit
Një nga kërkesat më të mëdha ndaj projektbuxhetit vjen nga paguesi neto, Britania e Madhe. Kryeministri Kamerun kërcënon me veto në këtë drejtim dhe këmbëngul që buxheti të tkurret. “Do të ishte mirë që të arrihej një marrëveshje. Por kjo nuk do të ishte e pranueshme nëse do të kemi rritjen e shpenzimeve evropiane, ndërkohë që buxhetet duhet të zvogëlohen. Mosarritje e marrëveshjes është gjithnjë më mirë sesa një përfundim i keq”, tha Kamerun në takimin e fundit të nivelit të lartë të BE-së. Britania e Madhe do me çdo kusht që të marrë zbritje në shumën e kontribuimit si vend anëtar. Ulje të tilla kanë marrë vende të tjera, si Gjermania, e cila përfiton ulje, sepse për vite me radhë nuk ka përfituar nga shpenzimet e caktuara nga BE-ja. Edhe britanikët kanë përfituar një ulje sepse marrin pak subvencione agrare. Por shumë parlamentarë mendojnë se një sistem i tillë konfuz nuk është në përshtatje me kohën.