Bashkimi Evropian nuk i kërkon më Serbisë normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, por njohje të saj.
Kapitulli i 35-s që i është dorëzuar Marko Gjuriçit nga Bashkimi Evropian kërkon indirekt njohjen e Kosovës. Ky kapitull sipas “Veçernje Novosti” ka 49 pika, nga të cilat shumica nuk janë neutrale por shpien drejt njohjes së pavarësisë Kosovës.
Gazeta thekson se në këtë dokument janë hartuar të gjitha kurthet të cilave Beogradi me shumë vështirësi u ka ikur gjatë dialogut të Brukselit.
Njohje e tërthortë e Kosovës që i ofrohet Beogradit përmes këtij kapitulli, do të kurorëzohet me nënshkrimin e Marrëveshjes obliguese juridike nga Beogradi e nga Prishtina.
Veçanërisht e pafavorshme për Serbinë është pjesa që lidhet me sistemin e energjisë elektrike në Kosovë, sepse praktikisht kërkohet që të jetë një sistem unik dhe i vetëm, me qendër në Prishtinë.