Pa e fshehur shqetësimin nga përshkallëzimi i situatës në Kazakistan, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe shefi i Elizesë, Emmanuel Macron, vendi i të cilit ka marrë presidencën e radhës së bllokut, bënë thirrje për fundin e dhunës në këtë vend.
“Të drejtat dhe siguria e qytetarëve janë të një rëndësie kyçe dhe duhet të garantohen. Bëjmë thirrje t’i jepet sa më parë fund dhunës e palët të tregojnë vetëpërmbajtje. BE-ja është e gatshme të japë ndihmën e saj”, tha Von der Leyen gjatë një konference për shtyp me Macron, duke shtuar se Bashkimi Europian është gati të mobilizohet për këtë qëllim.
Reagimi i saj erdhi në kohën kur presidenti kazak pohoi se kishte autorizuar forcat e sigurisë të vendit të “qëllojnë për të vrarë pa paralajmërim”, ndërsa po kërkon t’u japë fund protestave antiqeveritare. Kassym-Jomart Tokayev, tha se ishte “marrëzi” të negociosh me protestuesit, të cilët ai i përshkroi si “kriminelë dhe vrasës”. Për shtypjen e protestave, ai kërkoi ndihmën e Moskës. Trupat paqeruajtëse ruse tashmë ndodhen në vend për të garantuar, siç thonë, rendin dhe sigurinë.
Kazakistani është tronditur prej disa ditësh nga përplasje të paprecedenta mes demonstruesve dhe policisë. Tubimet, të drejtuara fillimisht kundër rritjes së çmimit të gazit, janë kthyer në protesta masive antiqeveritare në të gjithë vendin. Me herët, televizioni kombëtar raportoi se janë vrarë 26 demonstrues.
Përveç kësaj, më shumë se 3000 njerëz janë arrestuar. Frika është se tani mund të ketë më shumë viktima të tjera civile. Të paktën 18 anëtarë të forcave të sigurisë gjithashtu kane humbur jetën, sipas shifrave zyrtare.
o.j/dita

BE te shikoje se si po dhunon te drejtat universale njerezore te Europianeve si dhe po mbeshtet rregjime diktatoriale ne shtetet Europiane.
Rregjimi i BE-se nuk sy e fytyre te kritikoje rregjimin e Kazakstanit,sepse qe te dy rregjime diktatoriale jane.
BE-ja te merret me shkeljen flagrante te kushtetutave dhe te drejtave te njeriut ne vendet anetare, si dhe te coje para drejtesise politikanet qe po kryejne gjenocid me vaksina. BE-ja te rrespektoje Kodet e Nuremburgut te cilat u dezinjuan apostafat per te parandaluar ne te ardhmen krime kunder njerezimit pas luftes se dyte Boterore.
Hipokrizia nuk paska kufi!
BE-ja e sotme qe ka ne gjirin e saj ato shtete ,qe dje vrane miliona Indjane te Amerikes se Veriut Qe vrane dje dhe masakruan dhe zhduken gjuhen popullsise vendase te Amerikes se jugut. Mori popullsite vendase te Afrikes dhe i ktheu ne skllever. Sot po na çudit duke folur per te drejtat themelore te njeriut