Bashkimi Evropian pritet të hapë sot kapitujt e rinj në negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë, duke u afruar më tutje drejt anëtarësimit të këtyre vendeve në BE.
Mali i Zi do të hapë “kapitujt e rinj të negocitatave”, lidhur me lirinë e lëvizjes për punëtorët.
Kjo do të sjellë nga 30 në 33 numrin e kapitujve të hapur deri tani mes Podgoricës dhe Brukselit.
Tre kapitujt e tjerë tashmë janë negociuar ose janë mbyllur. Serbia ndërkaq do të hapë kapitujt për ligjin dhe marrëdhëniet e jashtme.
Deri më tani ky vend ka hapur 12 kapituj, ndërsa dy prej tyre janë mbyllur tashmë. Serbia dhe Mali I Zi janë vendet e Ballkanit që kanë më së shumti mundësi t’i bashkohen BE-së.

indirekt eshte loja e BE per te lene jashte Shqiperine sic beri me Turqine 30 vjet. Se boll greku por me Serbine ne BE nuk ka shans per ne dhe Kosoven sepse kane veton!!!! BE lan duart, e ka ne dore Serbia do thote. Dhe keshtu na rrofte servilizmi qe jemi bere boze. Kot them, a ka bere Serbia veting apo vetem ne kemi korrupsion dhe krim dhe ata jane komb engjellor!!! Mire na e bejne… lepe peqja qe te le edhe pa dinjitet si komb.