Parlamenti Europian ka mbështetur sot një propozim, i cili mundëson heqjen e tarifave doganore mbi eksportet ukrainase në BE. Kjo masë synon simulimin e ekonomisë ukrainase, e cila ndodhet në vështirësi dhe do t’i mundësojë prodhuesve dhe eksportuesve ukrainas, të kursejnë rreth 487 milion euro në vit.
“Është momenti të tregojmë mbështetjen tonë në terma konkretë, me synim të ndihmojmë Ukrainën përgjatë krizës ekonomike aktuale, që po përshkon, përballë rezervave monetare në rënie dhe një presioni të rënduar nga Kremlini”, – ka deklaruar raportuesi Pawel Zalewski. “Meqenëse Putin, mbylli tregun rus ndaj eksportimeve ukrainase, ne hapim tonin”,- shtoi ai.
Parlamenti Europian mbështeti këtë propozim me 531 vota pro, 88 kundër dhe 20 abstenime.
Kjo masë tregtare e përkohshme dhe e njëanshme, duhet të fillojë aplikimin në muajin maj të këtij viti dhe nuk do të detyrojë Ukrainën të ndërmarrë të njëjtin veprim, duke hequr të drejtën e doganës për importimet nga BE, por i vetmi detyrim është të mos i rrisë ato.
Propozimi parashikon gjithashtu se, në rast se kjo masë do të shkaktojë probleme me tregun evropian, ose kërcënon të provokojë vështirësi të rëndësishme, për prodhuesit europianë mbi të njëjtat mallra, atëherë BE do të rivendos sërish tarifat doganore.
Masa e preferencës tregtare do të aplikohet deri më nëntor 2014, ose deri në momentin që Marrëveshja e Asocimit BE-Ukrainë, që përfshin edhe një marrëveshje tregtare të përforcuar, do të hyjë në fuqi. Propozimi i mbështetur nga PE, pritet të marrë aprovimin formal nga Këshilli i BE-së.
Po humbjen e Krimese keni llogaritur sa eshte per Ukrainen ? Kete mase BE eshte e detyruar t’a marre per te lare mu… me shu… me ate qe beri ne Ukrahine duke mbeshtetur grupet ekstremiste dhe fashiste me financimin e tyre ne permbysjen e pushtetit me kallash, qe kishte dale me vote te lire te qytetatreve. Ardhja me grusht shteti e “opozites” ne Ukraine eshte “demokratike” se eshte ne interes dhe u shkon per shtat Amerikaneve dhe BE, pavaresisht menyres se realizuar.