BE-ja dënon ndërtimin e murit ndarës pranë qytetit të Betlehemit

Elton Tafaruci

Misioni i Bashkimit Evropian në Territoret palestineze dënoi sot rifillimin e punimeve për ndërtimin nga ana e Izraelit të një muri ndarës me Cisjordaninë e pushtuar, në luginën Cremisan, pranë qytetit të Betlehemit.

Izraeli nisi më 7 prill ndërtimin e blloqeve me beton me një lartësi 8 metra në zonën me përkatësi fetare kryesisht të krishterë në Beit Jala dhe në luginën Cremisann në jug të Jeruzalemit, ku projekti është kundërshtuar në mënyrë të ashpër nga komuniteti i të krishterëve palestinezë lokalë.

Misionet e Bashkimit Evropian në Jeruzalem dhe në Ramallah bënë të ditur nëpërmjet një deklaratë shqetësimin e tyre për rifillimin e punimeve për ndërtimin e një barriere ndarëse në luginën Cremisan.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *