BE-ja mbushur plot me burokratë dhe parazitë!

Ornela

Mijëra burokratë,
në Bruksel gëlojnë,
miliona euro,
çdo ditë rrafshojnë!

Miliona euro,
rrafshojnë çdo ditë,
e shumicë e tyre,
janë parazitë!

Duket e përzgjedhur,
për ta ishte jeta,
me rroga të majme,
bonuse dhe dieta!

Po ca nga ata,
s’e hanë fare thatë,
lëshojnë tek-tuk,
ndonjë deklaratë!

Tani nuk mendojnë,
më për integrimin,
dhe janë të vendosur,
të stopojnë zgjerimin!

Dreq burokracia,
mendjen dot s’e ndan,
për tre-katër vende,
këtu në Ballkan!

Duket-nuk u duhen,
shumë këto nahije,
ndaj vënë pafund,
detyra shtëpie!

Nëpër deklarata,
ndryshojnë fytyrat,
sepse janë të njëjtat,
gjithmonë detyrat!

Na erdhi Junkeri,
në kohë fatale,
po ai ndryshimet,
i do substanciale!

I do substanciale,
dhe veç për një muaj,
talle-bythën-talle,
ec e mos i thuaj!

Ca këtu i shohin,
në dritë të syrit,
sikur do na thonë,
fjalët e floririt!

Po ata përmendësh,
citatet i dinë.
“Korrupsionin-drogën,
edhe drejtësinë!”

Këto qenë së fundi,
detyrat e reja,
po ndreqëm këto,
na qas dhe BE-ja!

Nëse kthejmë kokën,
mirë do ta shikonim,
se në Nëntëdhjetën,
këto s’ekzistonin!

Asnjë nga këto,
nuk kish Shqipëria,
i patëm peshqesh,
nga demokracia!

Drogë e korrupsion,
as i njihnim ne,
duket-kemi qenë,
gati për BE!!!

Dhe me pakëz fjalé,
kjo është logjika,
se ishim garant,
në këto tri pika!

Duket që të pjekur,
e kishim kulaçin.
Na hodhën virusin,
dhe s’gjejnë dot ilaçin!

U hapën probleme,
nga ca mëndje toçe,
prish e prish kazanë,
edhe bën kanoçe!

Do iki pranvera,
s’do ketë datë BE-ja,
po prapë do sajojë,
detyra të reja!

Arben Duka

Share This Article
11 Comments
  • Nuk e morëm vesh njëherë në Shqipëtaret që askush nuk harxhon kohë, apo euro për të ndihmuar apo “integruar” një popull që vetëm pret. Askush nuk na nxjerr nga balta përveç vetvetes. Me kot bën vjersh. Analiza politike është e njëjta që gjen te bari i lagjes.

    • Sot e kuptova
      kete lloj bedeli
      lidhur koke e kembe
      si papa Vangjeli

      Hidhet dhe kendon
      tamam porsi gjeli
      Dje ne Shqiperi
      sot tek Brukseli.

      Papa Vengjelin nga Krina e zuri toga e zbulimit qe agjitatonte per kishen greke dhe e lidhen te gjithe nga kemba deri tek
      koka me tela,sa e shpune ne qeli,, Vangjeli i shkrete ju thoshte,,ai qe flet shqip dhe nuk kupton greqisht,ai me teper
      i ngatron punet per Greqine,,, me gjuhen
      shqipe ! Ai hajvan qe nuk e kupton gjuhen
      e Brukselit,por di vetem shqipen ,ai hajvan
      mund te lidhi me tela Vetem Xha Vangjelin,ne emer te zbulimit te partise,dhe nuk mer vesh,si kungull qe eshte nga punet e burokracise te Brukselit. Gjuha e Brukselit e kupton shume mire gjuhen e kungullit te ketij populli ,pa din dhe pa iman,qekur lidhi me
      tela Papa Vengjelin,te mos fliste gjuhen shqipe te trazuar me Biblen e shenjte.

  • “BE-ja mbushur plot me burokratë dhe parazitë!”
    si tha jezu krishti para se të godisnin njerzit maria magdalenën??
    “kush është pa faje të hedhë gurin e parë”??
    për fat të keq nuk kanë qënë ben duka ata që hodhën gurët në tokë!!
    ça gallate do të kishte ndodhur sikur të ishe ti,neti vjosa,qipe bytha e të tjerë!!
    maria magdalena kishte për tu bërë copë,por dhe jezu krishti kishte për të shkuar për lesh!!
    beno do me ja kalu dhe salës??
    ai e ka marrë kartën e të marrit,nuk e dënon kush,se është i papërgjegjshëm,por mesa duket dhe ti po e lu rrolin si i marrë!!beno,ske vra njeri,mos ki frikë se të dënon kush!!
    për këto që po bën!?
    damkën tradhëtar e ke të ngjitur pas kurrizit!
    i marrë a i mënçur,si plas hajdari kujt!!
    ps:që të mos dal pa të kujtuar atë që të kam thënë për metën kur fillove ta baltosësh me urdhër”Negociatori kosovar… A po shkrihen akujt mes PS dhe LSI”!do ta lëpish tërë atë qe ke pështyrë??
    nesër ka për të ta futur prapë rama!!ai e këthen timonin si do,tiu duhet të këthesh “tepsinë”!
    ec se të mban “tepsia” ty o beno!!të është zgjeruar shumë!!një herë e një kohë e kishe të ngushtë!!atëherë kur dije dhe të shkruaje,kur fjalët të dilin pa u sforcuar!sot e ke bërë çorbë,të lodhin rreshtat,nuk je i bindur!je i detyruar si ato vajzat që i çojnë me dhunë nëpër semaforë!!

    • DEGJO TI CERRCERRE! Mos vazhdo te me fyesh edhe kur s’te cenoj,ok? Ndryshe, do te nxjerr cupllak se te njoh dhe dhembet,do te bej te mos dukesh me ketu rrotull. provo dhe do me provosh,apo jo Tore?

      • qipe mi qipe,
        ça ke që nxefesh mi shpirti!!
        tashti e di kush je më më në fund!!
        je gruja e thimit,shokut tim të ngusht!!
        prandaj mos më bo se ta nxjerr dhe unë emrin pastaj!!
        apo jo baçi??
        hahahaha
        qipe o më rrofsh topet!!
        po kaq debile të jesh mi trutharë??
        e para
        nuk ke asnjë shans të dish identitetin tim!!
        e dyta
        ça kujton ti mi femër e pjerdhur në tru,se tërmbem nga emri tim??
        ça kujton ti mi debile se turpërohem apo si dal dot zot emrit tim??
        a të pjerdhça në vesh mi debile!!
        shnet e bithë të forta qipe!pavarsisht se dhjet në këmbë!!

  • neto,mbaje fjalë dhe mos ha kot!!
    shnet dhe bythë të forta!!
    nuk është provokim,thjeshtë tallje hajdari!!
    nuk ka asnjë lajm për gërkun dhe skam për çfar të leh!!rama u morr vesh me metën dhe do të na i fusin sa krahu!!jo ty se e ke ngrënë me kohë,ne të tjerëve!!
    do të na duhet të blejmë shtëpi tek kullat e fiqshitësit në tiranë,sa nuk janë rritur çmimet shumë!!
    të kanë mbetur shumë në labëri??të mitë janë pothuajse të gjithë poshtë!!duhet të fillojnë o eksodin drejt tiranës o të bëhen gërk si puna tënde!!megjithëse ti nuk je gërk por vetëm do që të kemi mardhënje të mira,ndryshe nnga ato që dua unë!!
    mos u xef neto!hë të marsha të ligat!se të shpëton ndonjë pordhë me peshë, pastaj!!!

  • Shume bukur, si gjithnje Arben Duka ka nje qartesi fenomenale per ngjarjet shoqerore dhe di ti hedhe ato ne vargje, ti beje te kapshme me artin e Fjales Poetike edhe per Njeriun me te thjeshte!
    Jane shume te verteta ato qe thuaj Arben Djali!
    TI QENDROJME BESNIK SE VERTETES;
    MIRE DO ISHTE QE SHQIPERIA TE ISH ANTARE ME TE DREJTA TE PLOTA E FAMILJES EUROPIANE, SEPSE I PERKASIM KETIJ KONTINENTI!…
    Por, Europa e bashkuar, nuk ka qene historikisht shume dashamirse me Shqiperine!…
    Shqiperia eshte i vetmi Shtet i Europes qe rrethohet rretherrotull kufijve te saj shteterore nga bashkkombasit e saj!…Dhe kjo sepse Europa Plake i ka ndihmuar coptimit te Shqiperise!…
    Por, te jemi realist, EU-ja ka problemet e saj, Shpesh here politikanet e saj, njeri i bie Gozhdes e tjetri Patkoit!
    Mire thothe nje ish President i SHBA-se..-Ne Europe nuk ke nje Personalitet qe te merresh vesh! Nje here bien dakord gjermanet, nuk duane anglezet, bien dakord Francezet, nuk duane Spanjollet e italianet…
    Nje shtepi me shume Zoter!…
    Shqiptaret eshte mire te presin dhe keto dy-tre muaj dhe nuk ka pse ti luten EU-se!…
    Ne e kemi Shqiperine qe na ka falur Zoti, qe nuk i mungon asgje!…
    Per Sigurine Kombetare:
    RROFTE AI DAJA I MADH PERTEJ ATLLANTIKUT!…
    Per ekonomine dhe zhvillimin, Bota eshte e madhe!Kur ke pasurite Kombetare, e hedh vallen si te duash!…
    Une do te thosha se tek ne problem eshte
    p e r c a r j a!…
    Por edhe sitemi Politik mund te korigjohet.Nuk ka pse na duhet 100 Particka!…
    Dy Parti si Modeli Amerikan, mjaftojne, per te realizuar Opoziten dhe mendimin alternativ!
    Vet Europa e Bashkuar, ka interes ta kete Shqiperine antare. Sepse eshte e pasur ne mundesi potenciale.Por sot tregetia dhe investimet realizohen kudo ku perputhen interesat!…
    Ne deri me sot kemi jetuar edhe pa EU-ne…
    Edhe vet brenda EU-se, zerat per te dale nga Unioni po behen gjithnje e me te dukshme!
    Po te qeverisim mire EU- ne ne e kemi ne Shqiperine tone te mrekullueshme, qe i ka falur Zoti APO Natyra
    Pasuri , qe rralle i kane vende te tjera ne Bote!
    Le te shpresojme se me e mira do behet!…

  • Kemi qene me prane Europes me 1987 se sa sot qe jemi ne demon-kraci. Atehere ishte vertet diktature, por kishte shtet. Me pak demokraci dhe ekonomi tregu dhe mund te hynim rehat rehat ne BE. Siç bene edhe vendet e tjera te Europes Lindore si Bullgaria, Sllovenia etj. Atehere kishim edhe nje inteligjence te pergatitur dhe uzinat, kombinatet dhe bujqesia funksiononin. Me pak zgjuarsi dhe mençuri do e kishim kapur trenin e Europes. Por enderruam per “çekun e bardhe” dhe shkaterruam gjithçka. Nga diktatura kaluam ne xhungel. Krimin e kishim njohur nga filmi “Oktapodi”, per drogen kishim degjuar se ta luan trunin, por nuk i njihnim konkretisht. Si dhe prostitucionin dhe korrupsionin. Tani nuk na ka mbetur gje tjeter veçse t’i rikthehemi parulles se vjeter te “Xhaxhit”, – te mbeshtetjes ne forcat e veta. Te ringritjes se ekonomise, fabrikave dhe uzinave. Si dhe te bashkimit kombetar. Kur te behemi vend dinjitoz dhe jo qaraman dhe lypes si deri me sot, do te jete vete Europa qe me buzeqeshje do te na e hape deren. Ndryshe prapa porte do ngelim gjithmone. Dhe kam shume frike se ndonje dite Europa do te na thote: Doni te hyni ne BE?! Shume dakort. Por ne kemi ca plehra (kimike, atomike, sintetike) qe nuk kemi ku ti çojme! Nese pranoni t’i merrni per t’i ricikluar, sepse keni teknologji te larte(!), atehere do ta shohim edhe mundesine e pranimit tuaj ne BE.

  • O Duke RILINDSI:
    Zonja e nderuar VLAHUTIN ,para dy javeve citoi :

    “Prona po nuk shkoi tek pronari ,shqiperia nuk ka zhvillim ekonomik dhe eshte nje padrejtesi brutala ”

    Te tjerat gjei vete , o A Duke Rilindasi .

  • VIRUSIN FATAL TE NE E HODHI ENVERI
    MURTJAEN E KUQE E HODHI MYTEBERI
    NGA KJO MURTAJE VUAN SOT SHQYPNIA
    NGA MAFIA E KUQE QE LA PAS NEXHMIJA
    PSE O BEJTEXHI ANKOHESH NGA EVROPA
    KUR ENVERISTET KERCEJNE HOPA-HOPA?
    KOKAINEN NGA KOLUMBIA IMPORTOJNE
    KRIMINELET E ENVERIT I DEKOROJNE
    SAJE QORRIN E DROGES E SHPETOJNE
    STADIUMIN HISTORIK PO SHKATERROJNE
    TEATRIN KOMBETAR PO BASTARDOJNE
    TIRONEN ME ARROGANCE DHUNOJNE
    PROPAGANDEN E GEBELSIT PERDOROJNE
    QE LEKAT E KORRUPSIONIT T’I FITOJNE
    PRANDAJ C’FAJ KA KETU BE DHE BRUKSELI
    KUR ENVERISTET SOT JANE BO SI GJELI?

  • Brukseli duhet te marri shembull nga shqiperia ku nuk ekziston korrupsioni,
    funksionon mrekullisht drejtesia,ku prokuroret jane shembelltyra te virtytit,
    ku prona eshte e shenjte dhe askush nuk ta prek pa leje,shendetsia eshte falas,
    zyrat e shtetit jane ne sherbim te qytetarit,politiken nuk e ze gjumi per hallet e popullit,
    ku parlamentaret jane me te varfer se populli,ku lumturia duket ne çdo moment,
    dhe ku bejtexhijve u duket vetja se i ngjajne platonit,Kantit,dhe kartezios.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *