Bisedimet maratonë në Bruksel, gjatë muajit korrik për zgjedhjen e udhëheqësve të rinj të institucioneve të BE-së duket se do të reflektohen edhe në Ballkanin Perëndimor, ku fokusi kryesor duket se është dialogu Kosovë-Serbi.
Pas dështimit të Federica Mohgerinit për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë mandatit të saj si Përfaqësuese e Lartë e BE-së, shumë zyrtarë në Bruksel kanë kërkuar emërimin e një të dërguari të posaçëm vetëm për dialogun Kosovë-Serbi.
Mediat franceze dhe ato të Brukselit raportojnë se presidenti Emmanuel Macron synon të emërojë një të dërguar special për bisedimet mes dy vendeve. Si Franca ashtu edhe Gjermania janë ankuar se roli i Përfaqësuesit të Lartë është shpesh herë i fokuar në çështje të tjera globale dhe nuk ka as fokusin dhe as stafin e kërkuar për t’u marrë me dialogun Kosovë-Serbi.
Në këto kushte, duket se zyrtarët europianë e shohin të nevojshëm emërimin e një të dërguari të veçantë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili do të ketë një rol të ngjashëm më atë të Matthew Nimetz, të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e konfliktit mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Nga ana tjetër, emërimi i Ministrit të Jashtëm të Spanjës Josep Borrell si Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian gjeneroi një debat të madh dhe është parë me skepticizëm dhe shqetësim në Kosovë.
Arsyet kanë të bëjnë me implikimet e mbajtjes së postit të Përfaqësuesit të Lartë nga një prej shteteve anëtare të BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Borell ka mbështetur publikisht dialogun dhe arritjen e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë dhe nga njëra anë duket se është pikërisht ai që i duhet procesit, pasi mund të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje me pesë vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
j.l./ dita

1.- Kur shtetin I z Borelli nuk njeh Kosoven, I plasi ketij. 2.- Pa u sqaruar mire dhe para se gjithash, kush jane agresoret ( nga me kriminelet ne Planet ) dhe kush viktimat mujabeyi do mbetet kurdohere shterpe; tjeter pune ne se kosovaret bejne leshime pas leshimesh. Esat Pashes I mjaftonte Shqiperia e Mesme per te sunduar.