Ashtu siç edhe pritej Bashkimi evropian ka dhënë përgjgije negative për marrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë. Mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së përfundoi me konkluzionin se Shqipëria duhet të plotësoj kushtet e mbetura për të avancuar më tej. Zgjedhjet e ardshme janë testi kyç. “Këshilli mirëpriti progresin e bërë nga Shqipëria për të përmbushur prioritetet dhe vuri në pah rekomandimet për ti dhënë Shqipërisë statusin vendit kandidat dhe vlerëson zgjedhjet parlamentare si test krucial për funksionimin e institucioneve Këshilli e fton komisionin për të raportuar sa më parë”, deklaroi Ministrja e Jashtme e Qipros në konferencë për mediat.
Leave a comment