Komisioni Evropian kërcënoi sot me fillimin e procedurave për shkelje kundër Hungarisë dhe Polonisë, nëse ato vazhdonin të refuzonin deri në qershor të presin azilkërkuesit nga Italia dhe Greqia.
“Ky është paralajmërimi i fundit”, deklaroi Dhimitris Avramopulos, eurokomisioner për Migrimin.
“Nëse nuk bëhet asgjë para se të prezantohet reporti i radhës në qershor, Komisioni nuk do të hezitojë të përdore fuqitë e tij sipas traktateve dhe të fillojë procedura për shkelje”, theksoi Avramopulos gjatë një konference për shtyp në Parlamentin Evropian në Strasburg.
Këto procedura mund të sjellin një padi në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së dhe nëse një vend nuk i respekton vendimet e kësaj gjykate atëherë ka sanksione financiare.

Keta jane te mençur ,sa kohe qe BE jepte para pa mase ,aresyet pse i jepte jane te shumta ,keta rrinin si qingja…Tashme qe BE po shterngon rripin dhe kerkon bashkeveprim ne ndarjen e kostove …keta hiqen menjane,ngrejne mure……
Po i pranuat me vrap ne BE nderkohe qe ishin ne nje vathe me ne, ne na late ne meshiren e veglave te serbit e grekut dhe sot na kerkoni qiqra ne hell ndersa greqira dhe gjithe keto shtete gabele bejne palle ne BE dhe bredhin europen si zoterinj. Ju te BE e keni metrin me dy ane, po c’iku, iku, tani futini te gjithe ne BE sepse po na vononi dhe ne qe te bindet serbia dhe padroni saj rusia.