Europa dhe Kina pritet të formojnë një grup, përmes së cilit do të synojnë të modernizojnë rregullat e tregtisë botërore, për t’iu përshtatur politikës teknologjike e subvencioneve qeveritare.
Ka qenë pikërisht nënpresidenti i Komisionit Europian, Jyrki Katainen ai që ka thënë se modernizimi i Organizatës Botërore të Tregtisë ka ardhur si pasojë e veprimit të njëanshëm të presidentit amerikan Donald Trump në tarifat e reja tregtare, si dhe nga politika teknologjike e Kinës.
Ai tha se negociatat për ndryshimin e rregullave tregtare pritet të mos jenë të lehta, por ato janë të nevojshme për të mbrojtur mjedisin e tregtisë botërore.
Sipas zyrtarëve amerikanë, organizata me seli në Gjenevë, e cila shërben si rregullator për tregtinë botërore, është burokratike, e ngurtë dhe e ngadalshme në miratimin e ndryshimeve të biznesit botëror dhe se janë këto arsye që e bëjnë atë të kërkojë ndryshimin.
s.a/dita

Europa nuk po rrin duarkryqe e te baje sehire.Cdo sipermarrje te padeshirueshme ka dhe nji pergjigje,dhe merr nji godiotje.Jeta vashdon!