Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk paralajmëroi sot SHBA-në se një vazhdim i luftërave tregtare do të çojë në recesion, shkruan ATSH.
“Luftërat tregtare do të çojnë në recesion, ndërkohë që marrëveshjet tregtare rrisin ekonominë”, paralajmëroi ai pak para hapjes së samitit të G7-s në Biarritz, në Francë.
Presidenti i Këshilli Europian theksoi gjithashtu se BE do të kundërpërgjigjej nëse presidenti amerikan, Donald Trump dekreton tarifa të reja doganore mbi verën franceze.
b.b/dita
