Bashkimi Europian ka arritur të enjten një marrëveshje për të hequr pengesat e udhëtarëve mes vendeve evropiane, duke përdorur certifikatën dixhitale.
Marrëveshja synon të eliminoje kërkesat për karantinë të qytetarëve. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 korrik, megjithëse vendet e BE do të kenë edhe gjashtë javë të tjera për ta zbatuar nëse nuk janë gati deri atëherë.
Certifikata e gjelbër digjitale, nganjëherë jozyrtarisht e quajtur pasaporta COVID, do të mundësojë që kudo në BE përmes leximit të kodit QR, të kontrollohet certifikata që tregon nëse bartësi i saj nuk është i infektuar.
Janë paraparë tri mënyra që mund ta dëshmojnë këtë. E para, që personi është vaksinuar kundër COVID-19 apo që i sëmuri nga koronavirusi kohë më parë konsiderohet i mbrojtur nga antitrupat, e nëse nuk është vaksinuar dhe nuk ka antitrupa të mjaftueshme, duhet të ketë testin “e freskët” negativ PCR.
Me konfirmime të tilla, personat do të mund të kalojnë kufijtë mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, pa iu nënshtruar masave të rrepta kufizuese që deri më tani kanë qenë në fuqi, siç ishte testimi apo vetëizolimi.
j.l./ dita

Do te fillojme te matrilullohemi si bagetite , sikur covid do te exzistoje perjetesisht
o koqeeeeeeeeeeeee
me kartë identiteti dhe pasportë mos vallë je i matrikulluar si shpendët??
he sa budalla është ky milet!!
o drit,kovidi do të egzisstojë nuk do të zhduket por duke qënë se me infektim,me vaksinim njerzit krijojnë antitrupa,dhe pas çdo infektimi të ri,edhe vaksinimi të ri,kovidi nuk na gjen më të papregatitur si herën e parë!!sepse trupat mbeten dhe ai këthehet në një “bashkjetues”!pra nuk sjell të njëjtat dëme!!do të këthehet në një grip,pa emër!si gjithë të tjerët!!
do të jesh i “padukshëm”,pra jo bagëti e matrikulluar??
hiq dorë nga interneti,
hiq dorë nga celulari,
rri larg njerzve që kanë të tillë,
mos dil rrugëve të qyteteve dhe qëndrave të tyre ku ka kamera të lidhura me uajërless
me një fjalë shko e rro në një strofull me arushën!!
meqënëse je mashkull!
me ariun,nëse je!?